“Rrugorja”, me dorë të hekurt/ Ndëshkon shoferët rebelë
Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet e akseve rrug...

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në periudhën afatmesme, sipas vlerësimeve të FMN-së, në një dokument të fundit mbi prioritetet e reformave strukturore në Europë.
Duke analizuar prioritetet e reformave strukturore për Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, FMN vuri dukje se vendi ynë se po përballet me sfida të thella në tregun e punës, kapitalin njerëzor, rregulloret e biznesit, efikasitetin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit.
Fondi vuri në dukje se Shqipëria duhet të rrisë më tej efikasitetin e shpenzimeve publike dhe forcimin e menaxhimit të investimeve. Përmirësimi i performancës së ndërmarrjeve shtetërore dhe transparenca fiskale janë pjesë e reformave të domosdoshme.
Të dhënat e brendshme tregojnë se qeveria shqiptare po shfaq dobësi në realizimin e shpenzimeve buxhetore sipas planit. Vendi ynë ka nevoja të mëdha për investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, por nga ana tjetër mosrealizimi në kohë i planeve buxhetore për investime në këto fusha i heq vendit shanset për një ritëm më të lartë të rritjes ekonomike. Në 2024 rreth 420 mln euro nuk u shpenzuan nga plani buxhetor i vitit. Gjysma e kësaj shume ishte pjesë e fondit të pagave dhe shpërblimit të pensionistëve, ndërsa pjesa tjetër u kursye për interesat e borxhit dhe investime.
Shqipëria përballet me emigracion të lartë dhe mungesë fuqie punëtore të kualifikuar. FMN sugjeron politika që nxisin pjesëmarrjen në tregun e punës, sidomos për të rinjtë, gratë dhe punëtorët më të moshuar. Njëkohësisht, është e nevojshme rritja e cilësisë së arsimit dhe programeve të trajnimit profesional. Shqipëria ka bërë hapa pas në arritjet mësimore në testin Global PISA ndërmjet 2018-2022 në një kohë që numri i nxënësve në shkolla po bie me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigrimi i moshave të reja. Rritja e cilësisë se arsimit shihet si mjet kryesor për të kaluar në një model ekonomik me produktivitet më të lartë nga ai që kemi aktualisht që bazohet kryesisht në krahun e lirë të punës.
Sipërmarrësit në Shqipëri përballen ende me pengesa nga burokracitë dhe procedurat komplekse. FMN rekomandon thjeshtimin e rregulloreve, lehtësimin e procedurave të licencimit dhe përmirësimin e kushteve për hyrjen dhe daljen e bizneseve në treg.
Forcimi i institucioneve dhe kontrolli i korrupsionit janë thelbësore për Shqipërinë sipas FMN-së. Në Shqipëri, reforma në drejtësi dhe përmirësimi i klimës së investimeve konsiderohen kusht për të tërhequr kapital të huaj dhe për të rritur besimin e biznesit. Pa këto reforma, efektet e çdo politike tjetër ekonomike mbeten të kufizuara.
FMN vlerëson se për Shqipërinë sfidat mbeten të mëdha, sidomos në fushën e qeverisjes dhe në rritjen e produktivitetit, por potenciali për fitime ekonomike është i konsiderueshëm nëse reformat kryhen./ Monitor
Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet e akseve rrug...
Gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir...
Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucio...
Administrata Tatimore, në vijim të zbatimit të Planit Oper...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor...
Ekspertët e ASIG pranë Drejtorisë së Përpunimit të të Dhën...
Dy vatra zjarri kanë nisur pasditen e sotme në afërsi të f...
Një vatër zjarri është përhapur në kodrat e fshatit Lapard...
Anija shqiptare e Forcës Detare “Lissus” dhe 22 detarët në...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga aksi Quk...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shpërnd...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) k...
Kampionët kurrë nuk do të mungojnë, me Tring të vijnë më a...
Nxënësit e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër shumë shpej...
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC...
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka prezantuar planin e ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimev...
Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një kërkesë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...