“Shpërdorim detyre”/ AMP pezullon punonjësin e policisë në Vlorë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nj...

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka prezantuar planin e masave të marra për festat e fundvitit.
Kozeli shprehet se ARRSH është në gatishmëri dhe ka marrë masat për të siguruar një qarkullim të vazhdueshëm në të gjithë akset rrugore në gjithë vendin.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe të kenë zinxhirë në makinat e tyre, për të siguruar që të mos ketë bllokime të akseve dhe qarkullimi të jetë i vazhdueshëm.
“Sot është dita e fundit e vitit dhe ashtu sikundër çdo vit pritet një fluks i shtuar i automjeteve në të gjitha akset e Shqipërisë. ARRSH, së bashku me të gjitha ekipet nënkontraktore, është në gatishmëri të plotë dhe ka marrë të gjitha masat për të siguruar një qarkullim të vazhdueshëm në të gjitha akset rrugore në mbarë Shqipërinë. Gjatë mbrëmjes së sotme dhe në orët e para të mëngjesit, janë regjistruar reshjet e para të dëborës me intensitet të ulët në zonën Juglindore, konkretisht në aksin Qafë Thanë - Kapshticë, Boboshticë - Dardhë dhe Korçë - Ersekë. Ndërkohë që në zonën Veriore, reshje dëbore ka pasur në aksin Kukës - Shishtavec në lartësinë mbi 700 metra.
Temperaturat më të ulëta janë regjistruar në zonën e Valbonës, ku termometri ka shënuar -11 gradë Celsius, ndërkohë që në zonën e Thethit temperaturat kanë qenë në -5 gradë Celsius. Bazuar në parashikimet e motit, gjatë natës së ndërrimit të viteve, por veçanërisht edhe në ditët e para të vitit të ardhshëm, temperaturat do të jenë ndjeshëm më të ulëta dhe për këtë ARRSH ka marrë gjithë masat paraprake, ku do të jenë në gatishmëri 130 borëpastruese, 577 mjete të tjera dhe 800 punonjës, të cilët do të jenë në gatishmëri 24 orë.
Gjithashtu, janë prokuruar 5300 tonë kripë dhe 1800 tonë granil për të siguruar që të gjithë akset të jenë të lira nga dëbora. U bëj thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe të kenë zinxhirë në makinat e tyre, kjo për të siguruar që të mos ketë bllokime të akseve dhe qarkullimi të jetë i vazhdueshëm. Viti 2025 ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për Autoritetin Rrugor Shqiptar, ku janë dorëzuar vepra shumë të rëndësishme strategjike të infrastrukturës rrugore, sikundër kemi pasur dhe një ecuri mjaft të kënaqshme të të gjitha kantiereve.
Sot unë po flas nga kantieri i Tiranë - Durrës, ku ecuria ka qenë mjaft pozitive, por paralelisht ecuri shumë të mirë ka pasur edhe kantieri i Elbasan - Qafë Thanë, Elbasan - Rrogozhinë dhe Berat - Ballabanit. Gjej rastin të falënderoj të gjithë punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, pasi pavarësisht sfidave të vitit 2025, falë tyre ka qenë i mundur dorëzimi i veprave strategjike të përmendura më parë. Ashtu sikundër, jam besimplotë që viti 2026, pavarësisht sfidave që ai do të ketë, do të jetë një vit shumë i suksesshëm për Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe infrastrukturën rrugore shqiptare”, u shpreh Kozeli. /CNA
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra nj...
Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti, pë...
Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se që prej ...
Analisti Fatos Lubonja komentoi sot deklaratat e bëra nga ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar...
Autori i dyshuar i vrasjes së ish-oficerit të policisë...
Tashmë ju e keni mësuar lajmin sensacional që solli ky fun...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni i suksesshëm, Gjergj Luca ka n...
Rruga nacionale Kapshticë-Selanik do të bllokohet ditën e ...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrug...
Ambasada amerikanë në Tiranë ka përgëzuar hetuesin e SPAK/...
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, ish-zëvendëskry...
Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit ...
Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar zyrtarisht se ka përfundu...
Policia e Shtetit me anë të një njoftimi ka bërë një paral...
Duke nisur nga dita e sotme, disa zyra të IdentiTek në Tir...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka përga...
Është rregullluar në Vlorë defekti i tubit kryesor që shka...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e ma...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...