web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ndodh tani me shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

9 Tetor 2025, 17:29, Aktualitet CNA
Çfarë ndodh tani me shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga
Gjykata Kushtetuese

Sot, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim. Ka pezulluar dekretin e Presidentit, pra shpalljen e datës 9 nëntor si ditë zgjedhjesh duke theksuar se do të mblidhet në datën 31 tetor për të marrë, për të shqyrtuar në themel ankimimin e zotit Veliaj.

Gjykata Kushtetuese shqip ka thënë zgjedhjet e datës 9 në Tiranë nuk do të zhvillohen ne do të marrim dhe do të dalim me një vendim.

Çfarë rrjedh tani? Çfarë ndodh tani?

Së pari, Gjykata Kushtetuese mund të marrë dhe të shqyrtojë vendime dhe dekrete të Presidentitm akte të Këshillit të Ministrave siç i ka të mirëpërcaktuara dhe të thotë që ky dekreti i Presidentit është në rregull apo nuk është në rregull apo të shprehet që në rastin e ankimimit të Erion Velijat, shkarkimi i Erion Veliajt është në rregull ose nuk është në rregull.

Jemi përballë faktit se çfarë do të ndodhë në datën 31 tetor.

Janë disa opsione:

-Që Gjykata Kushtetuese të thotë që shkarkimi i zotit Veliaj është i rregullt në përputhshmëri me Kushtetutën,

-shkarkimi i Erion Veliajt është i parregullt, pra është i paligjshëm, pra shkelet Kushtetuta për shkarkimin e tij

-ankimimi i bërë nuk është në gjykatën e duhur duhet të shkohet në një gjykatë tjetër.

Këto janë tre opsione.

Më tej, në rast se Gjykata Kushtetuese thotë se shkarkimi gjendet i ligjshëm, Erion Veliaj shkarkohet, presidenti detyrohet të shpallë një datë zgjedhjesh tjetër për kryeqytetin.

Në rast se, vendimi i shkarkimit është i paligjshëm Erion Veliaj vazhdon të ushtrojë detyrën si kryetar bashkie atë që ka ëndrrën e tij, shpresën e tij, por nëse drejton vendimin në një gjykatë tjetër pra në Gjykatën Administrative pasi ai është një akt administrativ i shkarkimit të ish kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj atëherë çështja do të shkojë në Gjykatën Administrative.

Për më shumë në Gjykatën Administrative do të kërkohet nga avokatët e Velijat pezullimi i aktit të shkarkimit dhe më pas duhet që Gjykata Administrative ta marrë ta shqyrtojë, e pranon apo jo pezullimin, mund ta quajë të rregullt apo të parregullt ose mund të mos marrë fare akt pezullimi por t’i hyjë çështjes në themel.

Pra, ka disa opsione që priten të vijnë pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Por sot nuk kemi në Gjykatën Kushtetuese një vendim që ka ndonjë fitore, nuk ka asnjë fitore mbi presidentin, nuk ka as ndonjë fitore të Erion Veliajt, as ndonjë humbje të Edi Ramës as ndonjë fitore të opozitës.

Sot thjesht dhe vetëm Gjykata Kushtetuese ka thënë:  Në Tiranë në datën 9 nëntor nuk do bëhen zgjedhjet, pra pjesërisht e ka rrëzuar dekretin e Presidentit pasi në 5 bashkitë e tjera zgjedhjet do të zhvillohen normalisht dhe duhet të pritet vendimi i kësaj gjykate më pas për të shpallur datën e re të zgjedhjeve.

Kjo është ajo që ka ndodhur dhe më sipër ne trajtuam se çfarë mund të ndodhë hap pas hapi në datën 31 tetor me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më tej në rast se çështja do të kalojë në Gjykatën Administrative./ CNA





Lajmet e fundit nga