"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Një rast i tentativës së kontrabandimit në Kosovë të mallrave për të cilat paguhet akcizë është goditur në Morinë. Në pranga lidhur me rastin janë vënë në pranga dy drejtuesit e automjeteve ku u zbuluan mallrat kontrabandë.
Ata u arrestuan për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar mallra të ndryshme me vlerë totale rreth 54 350 000 lekë dhe 2 automjetet ku u gjetën këto mallra.
Njoftimi i policisë:
Morinë, Kukës
Finalizohet nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, operacioni policor i koduar “Tarifa”.
Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar në Kosovë, mallra për të cilat paguhet akcizë.
Sekuestrohen mallra të ndryshme, me vlerë totale rreth 54 350 000 lekë dhe 2 automjetet ku u gjetën këto mallra.
Arrestohen në flagrancë 2 drejtuesit e automjeteve.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për kontrabandë mallrash, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet doganore, finalizuan operacionin policor të koduar “Tarifa”.
Gjatë operacionit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kaluan në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjetin furgon me drejtues shtetasin B. L. dhe automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F. M.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., u gjetën 1006 kuti me medikamente mjekësore të ndryshme, disa arka me 41 000 tableta dhe 2 194 celularë, ndërsa gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin B. L., u gjetën 62 thasë me duhan, me peshë totale 930 kg.
Mallrat, me vlerë totale rreth 54 350 000 lekë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 2 automjetet.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 52 vjeç, dhe F. M., 55 vjeç, të dy banues në Kukës, për veprat penale
“Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./CNA
Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim. Ka...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kryeqy...
Mediat e Erion Veliajt po mashtrojnë opinionin publik në l...
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka mbajtur fjalën...
Pas mbledhjes së gjyqtarëve në KLGJ, anëtarja Albana Boksi...
CNA prej 53 ditësh i ka treguar publikut, dy mashtrues med...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Ge...
Kreu i Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani, në fjalën e tij në...
Raportohet se në portin e Durrësit ka nisur marrja e mostr...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Ge...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, në një...
Zëvendëskryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardi...
Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë kanë zhvilluar ditën ...
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e A. H., i ci...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar ...
Përfundon seanca gjyqësore në ngarkim të Elvis Shkambit, i...
Posti i drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit...
Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës do të jepen masat e si...
Sot, në orën 9:00, në GJKKO do të zhvillohet seanca parapr...
Policia e Tiranës ka njoftuar masat e sigurisë në kryeqyte...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...