Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

"Grupi Shtatë” përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA-në. Rusia ka qenë pjesë e këtij grupi nga viti 1998 deri në 2014-ën dhe ky grup asokohe quhej G8. Por Rusia u përjashtua për shkak të aneksimit të Krimesë.
Kur u formua në mesin e viteve 1970, vendet e G7 ishin ekonomitë më të mëdha në botë. Sot ato e përshkruajnë veten si "demokracitë e forta ekonomikisht të botës", siç tha së fundmi kancelari Olaf Sholc. Një komunitet vlerash, anëtarët e të cilit janë të përkushtuar ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe prosperitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
G7 nuk është ndonjë organizatë ndërkombëtare, por një forum jozyrtar. Grupi nuk mund të marrë vendime ligjërisht të detyrueshme, por dakordohet për qëndrime dhe iniciativa të përbashkëta në fusha të ndryshme të politikave. Rezultatet e bisedimeve regjistrohen në deklaratat e përbashkëta të krerëve të shteteve dhe qeverive, të ashtuquajturat komunikata.
Temat e takimeve

Ndërsa krerët e shteteve dhe qeverive fillimisht donin të flisnin vetëm për çështjet financiare dhe valutore në grupe të vogla, sot pothuajse të gjitha çështjet me rëndësi globale janë në agjendën e G7. Në vitet e fundit, temat kryesore kanë qenë ekonomia botërore, politika e jashtme dhe e sigurisë, zhvillimi dhe migrimi si dhe ndryshimet klimatike.
Përmbajtja e samitit përcakohet nga nikoqiri. Gjermania mban presidencën e G7 gjatë këtij viti. Samiti i radhës zhvillohet në Kështjellën Elmau në Bavarinë jugore dhe ka temën "Përparimet drejt një bote të drejtë". Fillimisht ka dominuar tema e luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe përshpejtimi i tranzicionit global të energjisë. Por pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, klima ka kaluar në plan të dytë. Kancelari Sholc ka ftuar presidentin ukrainas Volodimir Zelenski të marrë pjesë virtualisht në samitin e G7.
Sa shpesh takohet G7?
Ajo që filloi si takime vjetore të G7-ës në grupe të vogla, tani është shndërruar në një bashkëpunim të përhershëm në nivel të ministrave dhe zyrtarëve të lartë të qeverive. Ata koordinojnë qëndrimet kombëtare në mënyrë të vazhdueshme dhe sigurojnë në prag të takimeve ministrore dhe samiteve qëndrimet e palëve për takimet e niveleve më të larta.
Komisioni Europian ka statusin e vëzhguesit, ndërsa përfaqësuesit më të rëndësishëm të BE-së marrin pjesë në samitet e G7. Vendet në zhvillim janë ftuar shpesh si mysafirë. Në vitin 2022 kanë marrë pjesë Argjentina, India, Indonezia, Senegali dhe Afrika e Jugut në këto takime.
Kritikat ndaj G7?

Popullsia e vendeve të G7 përbën vetëm rreth 10 për qind të popullsisë së botës, por gjeneron rreth 45 për qind të të ardhurave bruto globale. Pra, G7 janë vendet veçanërisht të pasura. Edhe nëse nuk mund të bien dakord për ndonjë rezolutë detyruese, qëndrimet e tyre të formuluara së bashku kanë peshë të konsiderueshme politike. Takimet e G7 gjithmonë hapin rrugën për nisma dhe marrëveshje shumëpalëshe.
Kritika më e madhe është se interesat e tyre dominojnë dhe, mbi të gjitha, se Jugut i kushtohet shumë pak vëmendje. Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë rregullisht që G7 të luftojë më intensivisht shkaqet e urisë dhe kërkojnë të ndajë më shumë para për këtë luftë. Në vitin 2015, G7 vendosi si synim eliminimin e urisë për 500 milionë njerëz deri në vitin 2030.
Samiti i G7 i këtij viti zhvillohet në Kështjellën Elmau në Bavari, në të njëjtin vend si në vitin 2015, kur Gjermania mbajti për herë të fundit presidencën e G7. Kostot vetëm për sigurinë llogariten në 180 milionë euro. Kjo paguhet nga qeveria federale dhe shteti i Bavarisë./DW
Artan Lame ka komentuar sërish grisjen e regjistrav...
Analisti Kreshnik Spahiu ka publikuar foton e Maksude ...
Rritja e temperaturave dhe marrëveshja e kalimit pa ko...
Ushtria shqiptare ka kryer një tjetër stërvitje me mbë...
Emigrantët e paligjshëm vijojnë ta shfrytëzojnë Shqipë...
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nënshkruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Një operacion i përbashkët i entiteteve europiane të z...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka ngritur shqetësimi...
Arkitekti Guri Pani ka komentuar koncesionin e Parkut ...
Trafiku i drogës po shënon gjithnjë e më shumë fushë v...
Në rast se nuk lëvizni me mjetin tuaj në korsinë e duh...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur dje të lërë në fuqi...
Pasi qëndroi dy orë në tarrancën e pallatit, duke kërc...
Një 50-vjeçar ka hipur ne tarracën e një pallati 5-kat...
Policia Rrugore e Tiranës u tërheq sërish vëmendjen dr...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
240 banorë të fshatit kozare në Kuçovë janë thirrur të dës...
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me raportimet...
Sipas një raporti të SHISH, korrupsioni dhe krimet në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...