Si është gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua ditën e djeshme nga 3 ...

Shqipëria renditet e fundit në Evropë bashkë me Turqinë për mbështetjen financiare për familjet në nevojë (ato përfshijnë, përveç kujdesit shëndetësor, kostot e shtatzënisë, lindjes dhe birësimit, kujdesin ndaj fëmijëve dhe kujdesin për anëtarët e tjerë të familjes).
Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2021, vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 777 € për person për përfitime familjare, nga 561 € në 2011.
Ndërsa Shqipëria shpenzoi vetëm 45 euro për frymë për familjet në nevojë me fëmijë në vitin 2021, duke u renditur e parafundit pas Turqinë me 37 euro për frymë.
Vendet me shpenzimet më të larta për përfitimet familjare për person në vitin 2021 ishin Luksemburgu (3611 euro), Danimarka (1858 euro) dhe Gjermania (1575 euro). Vendet me shpenzime më të ulëta ishin Bullgaria (161 euro), Greqia (243 euro) dhe Rumania (244 euro).
Në BE, përfitimet familjare përfaqësonin 8.3% të totalit të shpenzimeve për përfitimet e mbrojtjes sociale në vitin 2021. Në përqindje Polonia kishte shpenzimet më të mëdha (15% e totalit të përfitimeve sociale), Luksemburgu (14.8%) dhe Estonia (12.8%) regjistruan përqindjet më të larta të shpenzimeve për përfitimet familjare.
Ndërkohë, përqindjet më të ulëta ishin në Itali (4.1%), Holandë (4.6%) dhe Qipro (4.7%). Mbështetja financiare për familjet e varfra me fëmijë është një ndër zërat e mbrojtjes sociale. Por Shqipëria gjithashtu ofron mbrojtje të ulët financiare për popullsinë në nevojë në krahasim me vendet e tjera të Evropës.
Të dhënat e Eurostat treguan se 27 vendet anëtare të BE-së çuan për mbrojtjen sociale 39.2 për qind të buxhetit të tyre në vitin 2022, ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit çoi vetëm 30 për qind të buxhetit.
Sektori me peshën më të lartë në shpenzimet buxhetore si në BE dhe në Shqipëri është ‘Mbrojtja sociale’, me 30 për qind të shpenzimeve të përgjithshme publike në vitin 2022. Ky zë dominohet nga shpenzimet për fondin e pensioneve si edhe programet në mbështetje të familjeve dhe individëve në nevojë (ndihma ekonomike dhe aftësia e kufizuar).
Por Shqipëria ndan nga buxheti i saj për këtë zë rreth 9.2 pikë përqindje fonde më pak se Bashkimi Evropian.
Institucionet Financiare ndërkombëtare e kanë këshilluar qeverinë shqiptare që të rrisë investimet te kapitali njerëzor, duke sugjeruar më shumë fonde për arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.
Në kushtet e plakjes së popullsie, rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë vendi po përballet me nevoja emergjente për kujdes sidomos për moshat e vjetra. Shqipëria nuk ka ngritur asnjë infrastrukturë për kujdesin ndaj moshës së tretë teksa vendi po përballet me pleqërimin e bumit të lindjeve në vitet 1960-70./Monitor
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua ditën e djeshme nga 3 ...
Prillin e këtij viti, kohë kur debati për dënimin e kryeba...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar llogaritë bankare në v...
Kreu i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka nënshkruar një rez...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Tregu i shërbimeve postare pësoi rënie për të tretin vit r...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar skemën e sulmit ndaj av...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka analizuar lëvizjen dhe prot...
Zgjaten me 3 muaj afatet hetimore për inceneratorin e Tira...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për ngjarjen e ...
Policia e Tiranës ka zbardhur sulmin ndaj avokatit Sokol M...
Liqeni i Fierzës edhe pse mban statusin zonë e mbrojtur th...
Drejtori i Policisë Tiranë ka bërë me dije se një nga auto...
Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Tonin Vocaj ka bërë me...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga qershori do t...
Kryeministri Edi Rama ka folur për paketën e motivimit për...
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorr...
Kolegji vendosi në mënyrë unanime të largojë përfundimisht...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka folur në...
Ministri Ulsi Manja ka reaguar për aktin e dhunës ndaj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...