E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njihet në të gjithë Europën për qëndrimin e tij të hapur miqësor ndaj Putinit. Por ka edhe një fushë në të cilën Orbani vepron pothuajse pa u vënë re: zgjerimi i BE-së dhe politika e fqinjësisë.
Sektori përgjegjës për zgjerimin e BE-së dhe politikën e fqinjësisë, një nga më të rëndësishmit në Komisionin e BE-së, ju besua në vitin 2019 Hungarisë. Ai drejtohet nga Oliver Varhelyi. Juristi dhe diplomati 50-vjeçar është i besuar i vjetër i Orbanit dhe prezantohet para botës së jashtme si një komisioner besnik i BE-së. Por në fakt ai vepron si përmbushës i ideve të Orbanit për zgjerimin e BE-së dhe politikën e fqinjësisë.

Deri tani kjo politikë zgjerimi e Orbanit dhe të besuarit të tij Varhelyi nuk përbënte ndonjë çështje me rëndësi për publikun e gjerë europian, sepse realizimi i skenarit të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit perëndimor vitet e fundit po bëhej gjithnjë e më i largët. Prandaj lojërat strategjike të Orbanit dhe qëndrimet e komisionerit Oliver Varhelyi në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk përbënin ndonjë shqetësim të madh. Por pas agresionit të Rusisë në Ukrainë kjo mund të ndryshojë.
Kremlini ndjek prej kohësh një politikë destruktive dhe destabilizuese në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Frika nga një përshkallëzim i dhunshëm në rajon e ka shtyrë BE-në dhe mbi të gjitha diplomacinë gjermane ta kthejnë vëmendjen e tyre drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministrat gjermanë Annalena Baerbock dhe Christine Lambrecht ishin tashmë për vizitë në rajon dhe këtë javë aty do të jetë edhe kancelari Olaf Scholz.
Ideja është që të parandalohet largimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nga BE-ja me më shumë vëmendje, me bashkëpunim të ri, mbështetje për politikat reale reformuese dhe përfaqësuesit e tyre si dhe me nisma kundër nacionalizmit dhe separatizmit. Dhe me qëndrime të tilla diplomacia gjermane po shkon drejt një konfrontimi me politikën e Orbanit për Ballkanin Perëndimor si dhe me veprimet dhe qëndrimet e të besuarit të tij Oliver Varhelyi.

Nga Komisioneri i BE-së për Zgjerimin nuk është dëgjuar asnjë kritikë për mungesën e reformave në rajon. Përkundrazi, Varhelyi i vlerëson liderët autoritarë si Vuçiçi apo kolegu i tij malazez, Milo Gjukanoviç, për politikat e tyre kinse të suksesshme të integrimit në BE. Nganjëherë Komisioneri për Zgjerimin vepron si një lobist për liderët autoritarë të Ballkanit Perëndimor.
Një punonjës i BE-së i afërt me Varhelyi, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë për "DW" se sidomos kritikat ndaj Serbisë janë zbutur në mënyrë sistematike vitet e fundit nga Komisioneri i Zgjerimit dhe kabineti i tij. Fjala është për të ashtuquajturat raporte për progresin që përgatiten rregullisht në Bruksel për kandidatët për anëtarësim. "Deklaratat kritike, për shembull, për lirinë e mediave në Serbi, janë hequr nga raportet tona dhe vlerësimet e këqija janë ndryshuar në më të mira”, thotë zyrtari i BE-së.
Në përgjithësi fokusi është zhvendosur nga kriteret politike si sundimi i ligjit drejt çështjeve të tilla si politika e investimeve. Në vend që të shqyrtohet, se cilat reforma janë zbatuar në të vërtetë, kabineti i Varhelyi përmend vazhdimisht vetëm se çfarë kishin arritur zyrtarisht dhe legjislativisht kandidatët për anëtarësim. "Prandaj mund të thuhet me siguri se Komisioneri i Zgjerimit është krahu i zgjatur i Orbanit në Komisionin e BE-së”, thotë zyrtari i BE-së.
Edhe Viola von Cramon, deputete e partisë së Gjelbër në Parlamentin Europian, shpreh kritika të ngjashme ndaj Komisionerit të Zgjerimit: "Varhelyi krijon haptazi afërsi me ata aktorë në Ballkanin Perëndimor që nuk janë demokratë, por që i duhen Orbanit për politikën e tij," thotë ajo për "DW".

Eurodeputetja Viola von Cramon ishte bashkënismëtare e një letre proteste që i drejtuan në fillim të viteve '30 eurodeputetë Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në të ata kërkuan një hetim të brendshëm të BE-së mbi veprimtarinë e Varhelyi. Arsyeja për këtë ishte qëndrimi i diskutueshëm individual i Varhelyit ndaj liderit politik të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, anëtar i presidencës shtetërore boshnjake prej tre anëtarësh. Dodiku e vë prej vitesh në pikëpyetje ekzistencën e shtetit boshnjak dhe kërcënon vazhdimisht me shkëputjen e Republika Srpska. Me sa duket Varhelyi ka bërë me Dodikun në fund të vitit të kaluar një marrëveshje në lidhje me kohën e nismave separatiste të serbëve të Bosnjës.
Por protestat e eurodeputetëve u shuan, sepse Ursula von der Leyen nuk iu përgjigj letrës. "Pa mbështetjen e Orbanit ajo nuk do të ishte bërë Presidente e Komisionit", thotë Viola von Cramon. "Kjo është ndoshta arsyeja pse ajo përdor shmangien si strategji për të zgjidhur problemet. Unë sidoqoftë mendoj se portofoli i zgjerimit nuk duhet t'i ishte dhënë kurrë Orbanit", - thotë deputetja e partisë së Gjelbër në Parlamentin Europian.
Kryeministri i Hungarisë nga ana tjetër nuk lë asnjë pikë dyshimi se dëshiron të luajë një rol kyç në formësimin e politikës së zgjerimit të BE-së në të ardhmen - ose në rast nevoje madje ta bllokojë atë. "Berlini dhe Brukseli nuk mund të ndjekin ndaj Ballkanit një politikë kundër hungarezëve”, tha ai në një fjalim programor në mes të muajit shkurtit. "Ne nuk pranojmë asnjë vendim të Brukselit që është në kundërshtim me interesat e Hungarisë"./"DW"
Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish mbrëmjen e sotme ...
Sulmet e ditëve të fundit të aktivistes Evi Kokalari n...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një tjetër...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për kom...
Analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’ në "Eur...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar sërish ...
Aktori Astrit Cerma ka komentuar situatën politike në ...
Agron Gjekmarkaj, analisti që u bë deputet nga Lulzim ...
Gazetari Bejdo Malo në një reagim të tij në "Facebook"...
Policia e Shtetit dhe drejtësia nga dita në ditë po zh...
Pas disa ditësh pune, neutralizohen vatrat e zjarrit n...
“Sukseset” e Policisë së Shtetit nuk kanë të mbaruar. ...
Pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaru...
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rru...
Këta janë avionët civil “Canadair CL 415”, një nga të ...
Ish-deputeti Halit Valteri ka kallëzuar në SPAK Presid...
Një skandal i paprecedentë, Waste-Gate, po ndodh në kryeqy...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se falë aksionit...
Që prej orëve të para të mëngjesit ka nisur operacioni...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...