web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elbasani feston Ditën e Verës mes atmosferës së gëzueshme dhe mijëra vizitorëve

14 Mars 2026, 11:27, Aktualitet CNA

Elbasani është zgjuar këtë 14 mars në një atmosferë të jashtëzakonshme festive, duke mirëpritur mijëra qytetarë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora për të festuar Ditën e Verës, një nga traditat më të dashura të qytetit.

Elbasani feston Ditën e Verës mes atmosferës së

Rrugët, sheshet dhe pedonalet janë mbushur që në orët e para të mëngjesit me njerëz të çdo moshe, ndërsa qyteti është kthyer në një qendër të madhe festimesh, aktivitetesh kulturore dhe panaireve tradicionale.

Elbasani feston Ditën e Verës mes atmosferës së

Atmosfera është shoqëruar me muzikë, aktivitete artistike, panaire artizanale dhe aromën karakteristike të ballokumes, ëmbëlsirës simbol të kësaj feste, e cila përgatitet prej shekujsh nga amvisat e qytetit. Në çdo cep të Elbasanit, vizitorët mund të gjejnë produkte tradicionale, punime artizanale dhe shije që lidhen ngushtë me këtë festë të trashëguar ndër breza.

Elbasani feston Ditën e Verës mes atmosferës së

Një nga amvisat e qytetit tregon se përgatitja e ballokumeve kërkon kujdes dhe përpikmëri në çdo detaj.

“Gëzuar Ditën e Verës. Ballokumja është ëmbëlsirë shekullore, e kanë bërë amvisat e Elbasanit. E përfaqëson Elbasanin, kur thua ballokume në asnjë vend tjetër nuk mund ta gjesh si në Elbasan. Është pak tekanjoze, nazelie si ëmbëlsirë, do ato nazet e veta, gramaturat e sakta por arrihet bëhet. E pëlqejnë shumë, sidomos elbasanllinjtë. Është e kërkuar edhe nga diaspora”,-tregon amvisa.

Elbasani feston Ditën e Verës mes atmosferës së

Këtë vit, festimeve i është shtuar edhe një panair artizanal me shtëpiza druri, ku artizanët prezantojnë punimet e tyre tradicionale, duke sjellë një tjetër dimension të trashëgimisë kulturore. Emigrantët, të cilët janë kthyer posaçërisht në qytetin e tyre për të përjetuar atmosferën e kësaj dite, që ndajnë edhe përshtypjet e tyre:

“Përshëndetje nga Elbasani, urojmë Gëzuar Ditën e Verës. Kjo ditë kaq e mrekullueshme është mbushur plot jo vetëm nga elbasanllinjtë por edhe me mysafirë nga e gjithë Shqipëria dhe trevat shqipfolëse. Ky është një panair që është risi për këtë vit. Është hera e parë që bëhet një panair me shtëpizat e drurit. Falënderojmë bashkinë e Elbasanit që na dha mundësinë të përfaqësohemi me punimet tona”,-tregon një prej tyre.

“Kemi ardhur nga Gjermania por jemi nga Elbasani. Erdhëm posaçërisht për festën tonë. Për këtë atmosferë vij kastile sepse e pëlqej shumë, mbushem shpirtërisht kur vij këtu. Tradita ka qenë gjithmonë në Elbasan.”

“Po kalojmë shumë mirë, jam shumë e kënaqur. Edhe unë bashkë me shoqen time vij çdo vit, në shi, kur është ftohtë, por sot koha qenka e shkëlqyer. Po kënaqemi dhe i uroj të gjithëve Gëzuar Ditën e Verës.”

Elbasani feston Ditën e Verës mes atmosferës së

Festimet në qytetin e Elbasanit pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës me koncerte, aktivitete për fëmijë dhe evente kulturore, duke e kthyer këtë qytet në epiqendrën e traditës dhe gëzimit për Ditën e Verës, një festë që vazhdon të bashkojë shqiptarët kudo që ndodhen./CNA





Lajmet e fundit nga