
Aleksandër Dimroçi, katekist përmes një videoje të publikuar në Radio 'Ngjallja' u ka bërë thirrje njerëzve dhe mediave të mos bien pre e informacioneve të publikuara nga Nikolla Bllazhde Xhufka, për të cilin thotë se është një pseudoklerik.
Dimroçi thotë se Nikolla Bllazhde Xhufka nuk është klerik dhe nuk ka qenë asnjëherë i tillë.
“Kohët e fundit është shfaqur një pseudoklerik me emrin Nikolla Bllazhde Xhufka. I veshur me rrobat e klerikut i vetëshpallur si i tillë i cili lëshon mesazhe fyese e shpifëse kundër Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, klerikëve dhe drejtuesve të saj. Ai nuk është klerik dhe nuk ka qenë në asnjë moment i tillë. Ky pseudoepiskot erdhi në Elbasan me simbole të sajuara dhe të dyshimta duke u prezantuar si romun por duke folur serbisht.”

Gjithashtu Aleksandër Dimroçi bën me dije se Xhufka nuk ka kryer arsim për fenë dhe se deklaratat e tij në lidhe me fenë janë të gabuara dhe dizinformuese.
“Ai nuk ka asnjë arsim formues teologjik. Deklaratat e tij në lidhe me fenë janë të gabuara dhe dizinformuese. Ai nuk varet nga asnjë autoritet kishtar, Nikolla përfaqëson vetëm veten e tij. Ka improvizuar në bodrumin e tij atë që ai e quan kishë, duke mashtruar haptas në media se bëhet fjalë gjoja për një kishë palo kristjane. Mashtron e gënjen në media se ka kryer shkollë fetare.”

Deklaratat e tij thotë se shkaktojnë urrejtje fetare.
“I vetmi interes i tij është tërheqja e opinionit publik pavarësisht dëmit që i shkakton figurës së klerikut dhe shërbimit ortodoks. Deklaratat e tij të papërgjegjshme nën maskën e petkut fetar që ka veshur shkaktojnë pakënaqësi duke shkaktuar urrejtje ndërfetare.”

Për Aleksandër Dimroçi, gabimet e Nikolla Bllazhde Xhufkës nuk kanë fund dhe njerëzit nuk duhet të bien pre e tij pasi mbështetet financiarisht nga qarqe nacionaliste për të sjellë përçarje fetare dhe kombëtare në Shqipëri dhe rajon duke kryer një veprimtari antikishtare antifetare.
“Nikolla Bllazhde Xhufka me injorancën e tij fetare çdo ditë bie në gabime të tilla, si ai kur veshi një tjetër person me rrobat e klrikut. Ky i fundit është viktima e radhës e tij. Prandaj e shohim me shqetësim marrjen e informacioneve prej tij. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është i vetmi autoritet që garanton ruajtjen e promovimin e parimeve dogmatike e kishtare. Ju bëjmë thirrje çdo njeriu vullnetmirë të mos bie pre e këtij pseudokleriku, i cili mbështetet financiarisht nga qarqe nacionaliste, për të sjellë përçarje fetare dhe kombëtare në Shqipëri dhe rajon, duke kryer një veprimtari antikishtare antifetare.”/ CNA
Sitata aq sa të trishta edhe prekëse janë bërë publike nga...
Një turiste nga Bosnjë-Hercegovina ka ndërruar jetë ditën ...
Këshilli Evropian miratoi një vendim për nënshkrimin e një...
Dy turistë gjermanë që rrezikuan të mbyteshin, pasi mjetet...
Sot në seancën parlamentare u votuan shkarkimet dhe em...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministr...
Ditën e sotme në seancën plenare është votuar për ndryshim...
Përmbytjet në zona të ndryshme të Greqisë kanë shkaktuar p...
Gazetari Ferdinand Dervishi, i cili drejtonte emisionin "A...
Një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën d...
18 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë...
Një zjarr i madh është regjistruar në fshatin Livinë t...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 11 shtatorin, ditën ...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka uruar të gjithë nxënësv...
Ka përfunduar mbrojtja e të pandehurve të arrestuar për af...
Një 54-vjeçareje në dalje të Republikës së Shqipërisë, gja...
Partia Demokratike përmes Dorian Telitit ka denoncuar se s...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohe...
Në orët e para të mëngjesit, një operacion i gjerë antidro...
Një 31-vjeçar nga Mati është shpallur në kërkim, pasi i ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...