Mbi 151 mijë më pak/ INSTAT: 8.5 milionë shtetas kanë hyrë në Shqipëri në 6 muaj
INSTAT ka publikuar shifrat e hyrjeve dhe daljeve të shtet...

Në kishën shekullore të Shën Parashqevisë në Kamenicë u mbajt një meshë e shenjtë nga At Ilia Kotnani, në nderim të shenjtores së madhe të besimit ortodoks. Kjo ceremoni simbolike u shoqërua nga pjesëmarrja e veçantë e një grupi templarësh nga Italia, të ardhur nga qytete të ndryshme si Padova dhe Venecia.
Në këtë ditë të shënuar, 11 anëtarë të “Shoqërisë së Besimtarëve Laikë” shprehën dëshirën për të krijuar një komandëri templare në Kamenicë, si një mënyrë për të forcuar lidhjet shpirtërore dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas tyre, templarët historikisht kanë mbrojtur vendet e shenjta dhe janë rikthyer sot për të kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë dhe besimit të përbashkët.
Lorenzo Cechinato, njëri prej këshilltarëve të shoqërisë, ndau për CNA TV emocionet e veçanta që po përjeton në fshatin e Kamenicës.
"Ne jemi të krishterë, vijmë nga Italia, nga vende të ndryshme si Padova, Venecia. Kemi vëllezër shqiptarë që jetojnë këtu në Kamenicë. Duam që të krijojmë një komanderi në Kamenicë që të përfaqësojë ritet e templarëve. Shqipëria ka pasur në të shkuarën templarë, të cilët kanë mbrojtur pelegrinët dhe vendet e shenjta. Sot vijmë në vende të shenjta për të mbrojtur kishat. Janë vëllezërit tanë që jetojnë në Kamenicë, të cilët kanë ndihmuar për restaurimin e kishës 'Shën Maria' që vizituam pak më parë. Një nga qëllimet tona është që të vazhdojmë të forcojmë miqësinë që ekziston mes Shqipërisë dhe Italisë. Duam të sjellim paqen dhe kulturat tona të ndryshme për të bashkuar dy popujt. Ndër të tjera, të tregojmë që mund të arrijmë të bashkëjetojmë. Ne do të jemi dëshmitarë të besimit të krishterë."
Në mesazhin e tij, At Ilia Kotnani nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së pasurive shpirtërore dhe kulturore, duke rikujtuar historinë e kishës 500-vjeçare që përkon me kohën e Skënderbeut. Ai theksoi dëmet që ajo ka pësuar ndër vite, veçanërisht gjatë regjimit komunist, por edhe përpjekjet aktuale për ringjalljen dhe vlerësimin e saj.
"Ky është një vend i veçantë sepse sipas traditës ortodokse duhet të evidentojmë të gjitha ato pasuri e banesa jo vetëm shpirtërore, por edhe fizike, që të kthehen në identitet. Të njohim më mirë historinë, të shkuarën e të parëve tanë, sakrificat që ata kanë bërë për të ndërtuar këto objekte si vlerësim që i bëhet Zotit. Kjo kishë ka histori të rrallë sepse është kishë 450-500-vjeçare, përkon me kohën e Skënderbeut. Gjithë pushtimet e huaja bënë të tyren, por më i egër ishte evazioni komunist, i cili shkatërroi, denigroi, e një pjesë e mirë e objekteve nuk i gjenden as themelet. Krahas manastirit dhe kishës tjetër në Kamenicë, po lulëzon edhe kjo kishë që në përmasa është e vogël, por në vlerë është shumë e madhe. Sot kemi ardhur të lutemi e të falemi."
Kisha e Shën Parashqevisë, edhe pse e vogël në përmasa, mbart një vlerë të madhe historike dhe shpirtërore. Kjo ditë u kthye në një simbol të bashkimit mes traditave, kulturave dhe qëndresës së besimit përballë kohëve të vështira./ CNA
INSTAT ka publikuar shifrat e hyrjeve dhe daljeve të shtet...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka ...
Të mërkurën e 23 korrikut, Prokuroria e Posaçme kundër...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të ...
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjar...
Apostol Zhuga, 42 vjeç, është nisur me urgjencë drejt QSUT...
Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e...
Një zjarr i madh, që ra sot pasditen e sotme në fshatin Ko...
12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar u t...
Një vatër zjarri ka përfshirë zonën kodrinore të Dukatit, ...
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKT) miratoi 73 l...
Një ditë pas krimit të rëndë në Frashër të Fierit, këtë të...
Autoritetit Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se Ura e Milot...
Një vatër zjarri ka nisur në zonën e Ibës, pak kilometra l...
Pas njoftimit nga SPAK se i ishin komunikuar akuzat kryeba...
Një ditë më parë, një ngjarje e rëndë u shënua në Frashër ...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka vendosur...
Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civ...
Një vatër zjarri u krijua pak momente më parë në fshatin K...
Një tjetër vendim u dha sot ndaj ish-zv.kryeministrit Arbe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...