
29 ditë mashtrim publik nga Erion Veliaj dhe Mero Baze.
Erion Veliaj dhe roja i tij Mero Baze vazhdojnë të mashtrojnë publikisht shqiptarët pasi ende nuk e kanë publikuar dokumentin me firmën e Ols Dados pas pretendimeve se ka kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe as refuzimin me firmën e kryebashkiakut për këtë leje.
(Kërkesa nuk ekziston, njësoj si inceneratori i Tiranës).
Ashtu siç e kemi theksuar më herët, ne do të vazhdojmë të kërkojmë publikimin e atij dokumenti.
Veliaj dhe Baze janë “kapur të gjallë” në mashtrim, duke mos publikuar dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e Erion Veliajt.
Kujtojmë se prej arrestimit të Veliajt, ka nisur dhe fushata kundër drejtësisë, me sulme ndaj prokurorëve që hetuan dhe provuan veprat e rënda të kryera nga kryebashkiaku, i cili ashtu siç ka dalë nga përgjimet e publikuara nga CNA, dirigjonte mediat në sulmet ndaj drejtësisë.
Pretendimi i Erion Veliajt
Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Pse Erion Veliaj nuk e nxjerr dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?
Pretendimi i Mero Bazes
Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.
“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nëse është kështu, pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik ndaj shqiptarëve, thjesht dhe vetëm për të sulmuar drejtësinë për faktin se ka çuar prapa hekurave një kryebashkiak të arrestuar për disa vepra të rënda penale dhe me 13 akuza, i cili sot ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit dhe dirigjon Mero Bazen, mbetjen e vetme mediatike të tij./ CNA
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe kalon ...
Nesër Shqipëria do të hapë katër kapituj të tjerë të negoc...
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 57 pasuri: 33 apartam...
Politikani famoz, Pëllumb Pilinçi, tha se nuk është një kr...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqitet në...
Politikani famoz Pëllumb Pilinçi, i cili ka sfiduar dhe kr...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë rreth mesnatës...
Sot, në orën 10:30 në GJKKO do të mbahet seanca e radhës p...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i pu...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, do të thërrasë sot krye...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë rreth mesnatës...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha sot se gjendja e sig...
Një gjendje e pazakontë trafiku ka rënduar qarkullimin në ...
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka kr...
Gjykata e Sarandës vlerësoi të ligjshme dhe të plota hetim...
28 ditë mashtrim publik nga Erion Veliaj dhe Mero Baze. E...
Ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shukrov, është n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...