Shtypi i ditës, e martë, 20 gusht 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...

Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për të shtatin vit radhazi.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të këtij viti u regjistruan gjithsej 477 mijë depozitime të parasë cash në ATM. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, numri i depozitimeve është rritur me 34%.
Vlera totale e depozitimeve për 6-mujorin ka arritur në 23.2 miliard lekë, në rritje me 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe vitin e kaluar depozitimet e parasë cash në ATM shënuan një rritje të fortë, duke dëshmuar një tendencë drejt automatizimit edhe në shërbimet bankare që lidhen me paranë cash.
Për vitin 2023 klientët e sektorit bankar kryen më shumë se 769 mijë depozitime automatike në ATM, në rritje me 34% krahasuar me një vit më parë. Që nga viti 2020, veprimet e depozitimit të parasë cash në ATM janë rritur me katër herë.
Depozitimet cash në ATM kishin vlerën e 37.9 miliardë lekëve, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë. Edhe vlera e depozitimeve të parasë në ATM është rritur me shumë se katër herë që nga viti 2020.
Numri i bankomateve me funksionin depozitimit të parasë fizike po rritet, duke dëshmuar zgjerimin e investimeve për të automatizuar ofrimin e shërbimeve bankare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në mesin e këtij viti arriti në 373, në rritje vjetore me 3.3%.
Rreth 39% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.
Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë është një zhvillim i rëndësishëm për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve bankare. Veprimet me paranë cash kanë qenë dhe ende ngelen ngelen një nga shkaqet kryesore të fluksit të klientëve në degët e bankave.
Automatizimi i këtij shërbimi nëpërmjet ATM-ve po ndikon gradualisht lehtësimin e flukseve, pakësimin e radhëve dhe përdorimin e degëve të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit nga stafi është i domosdoshëm.
Përdorimi i teknologjive që i automatizojnë proceset e thjeshta operacionale është, mes të tjerash, edhe një mënyrë për të rritur eficiencën e bankave dhe për t’i angazhuar burimet njerëzore në procese më komplekse, në një moment kur pamjaftueshmëria e burimeve njerëzore po bëhet sfidë për ekonominë.
Në fund të muajit qershor, sektori bankar shqiptar ofronte gjithsej shërbim nëpërmjet 912 ATM-ve aktive, në rritje me 4.8% krahasuar me një vit më parë.
Numri i ATM-ve kishte rënë vazhdimisht në periudhën 2015-2019, sidomos për shkak të uljes së numrit të degëve, por edhe për shkak të pakësimit të numrit të përgjithshëm të bankave tregtare. Por, duke filluar nga viti 2020, edhe nën shtysën e pandemisë, bankat shtuan numrin e ATM-ve (kryesisht të vendosura në mjedise jashtë degëve), me qëllim lehtësimin e flukseve të operacioneve në sportele.
Ndërkohë, edhe rritja e turizmit po ndikon në shtimin e numrit të ATM-ve të bankave, veçanërsisht në zonat bregdetare.
Nga ana tjetër, shtimi i ATM-ve po shoqërohet edhe me përditësim të teknologjisë dhe të spektrit të shërbimeve të ofruara prej tyre, (si, për shembull, ofrimin e shërbimeve si kryerja e abonimeve apo pagesave për palë të treta)./ Monitor.al
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për skandalin e kr...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbështetur protestën që p...
Motra e Egli Progës, Jonida Proga ka folur para protestues...
Protestuesit me pankarta në duar janë nisur drejt Krye...
Qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej ku pritet të...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorjan Teliti ë...
5 netë të zjarrta u përmbyllën mbrëmjen e djeshme në Korçë...
Ditën e sotme, në orën 19:30 do të ketë një marshim nga sh...
Për shkak të zhvillimit të një tubimi ditën e sotme në orë...
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit ka nisur në 15 gusht ...
Të martën e 20 gushtit në kampet në Gjadër dhe Shëngji...
Saimir Rrustemi, komisari i shkarkuar në dyshimet për ...
Teksa në muajin shtator 2020, Ilir Beqaj emërohet si k...
Në Shkollën e Muzikës Bizantine të Kishës Orthodhokse Auto...
Rreshjet e shiut ditën e djeshme kanë ndihmuar në shuarjen...
Popullsia e Shqipërisë është pakësuar me shpejtësi në tri ...
Eva Buzo, shqiptarja me profesion avokate, iu rikthye ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Nata e pestë dhe e fundit e Festës së Birrës ndezi qytetin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...