Korça ka nderuar një nga figurat më të rëndësishme, jo vetëm të qytetit juglindor, por dhe të gjithë Shqipërisë, intelektualin e shquar Llazar Zai Fundon.
Në mes të qytetit, mu në zemër të Korçës, tashmë qëndron i lartësuar busti i tij, në sheshin që mban emrin e tij, Llazar Zai Fundo.
Një bust i punuar me mjeshtëri deri në detaje nga skulptori i njohur Adi Dule.
Llazar Fundo është një figurë komplekse e historisë shqiptare. Një intelektual poliglot me plot 9 gjuhë të huaja, që lindi në një familje tregtarësh nga Voskopoja në Korçë, më pas në rini u bë komunist, u pushkatua nga komunistët dhe përpara togës së pushkatimit la testamentin e tij: “Komunizma që idealizonim si Krishtin, për nga ligësitë ia kalon dhe djallit. Kam qenë komunist, por s’do të vdes kurrë i tillë. Mund të gënjeja për të shpëtuar kryet, por s’mund ta bëj një gjë të tillë. Fotot që janë në çantë t’i jepen nënës në rast se është gjallë”. Këto janë fjalët e një intelektuali të kalibrit europian.
Figura akademike e kanë vlerësuar vendosjen e bustit të Llazar Zai Fundos në Korçë, duke thënë se ky ishte një akt i vonuar, por në fund është vendosur në vendin e duhur.
Reagimet pozitive dhe vlerësuese ishin të shumta si nga radhët e politikanëve apo edhe nga historianë, shkrimtarë, qytetarë të cilët e njohin kontributin e tij të jashtëzakonshëm, si një nga firmëtarët e Manifestit të Ventotenes, Për një Europë të Bashkuar, pra një nga themeluesit e Bashkimit Europian.
Por me vendosjen e bustit të Llazar Fundos duket se kanë nisur dhe polemikat, por nga ziliqarët dhe ata që njësoj, siç historiani Aurel Plasari e theksoi, xhelozonin mendjet e ndritura.
Gazetari dhe shkrimtari i njohur Agim Xhafka e ka sqaruar duke renditur arsyet pse busti i Llazar Zai Fundos është vendosur aty ku i takon, në shtëpinë e tij në Korçë, në sheshin që tani mban emrin e tij, Llazar Zai Fundo.
“Sa u vendos busti i Zai Fundos nisën dhe polemikat. Zilitë tipike lokaliste. Pse u vendos bash në krye të vendit. Ndaj po sqaroj: Zai është vendosur te shtëpia e vet së pari. Së dyti ishte europiani i parë korçar. Së treti u internua dhe luftoi fashizmin. Së katërti u vra me porosi të Enver Hoxhës. Shkruar dënimi me dorën e tij. Së pesti ishte një intelektual i rrallë që na bën nder të gjithëve. Për të mos shkruar më shumë nxjerrja e tij nga harresa na bën mirë të gjithëve. Ta shohim historinë tonë pa syze të errëta, pa manipulime, pa shtrembërime. Boll jetuam me halucinacionet e diktaturës”, shkruan Agim Xhafka.

Ky mendim i shkrimtarit dhe gazetarit, që më shumë tregon fakte, është mbështetur nga shumë qytetarë të cilët e njohin figurën e nderuar të intelektualit Llazar Zai Fundo dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për një Europë të Bashkuar dhe të lirë./ CNA
Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës s...
Shqipëria, sot, më 29 Nëntor, feston çlirimin nga forcat f...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sh...
Tre persona janë ndëshkuar me gjobë mbrëmjen e sotme në Ti...
Historiani Ferit Duka shpjegoi sot simbolikën e dy datave ...
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një ...
Historiani dhe profesori i njohur, Aurel Plasari ishte sot...
Revistën e njohur spanjolle e dedikuar udhëtimeve “Confide...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Vaqarr....
Disa biseda të publikuara këtë premte, zbardhin detaje nga...
Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini u shpreh sot lidhur...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin E...
Qeveria suedeze ka njoftuar ditën e sotme se ka kryer usht...
Kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndre...
Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokrat...
Qytetarët në Kosovë po festojnë gjithashtu 28 Nëntorin, Di...
Partitë Popullore Europiane kanë uruar shqiptarët me rasti...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Pas situatës së krijuar nga fluksi këtë të premte në pikë...
Gazetari Muharrem Meko ka ndarë sot disa nga momentet e rë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëkeqhur nga Europoli, përmes autoriteteve ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...