web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Busti i Llazar Zai Fundos/ Këlliçi: Akt simbolik i rëndësishëm për trashëgiminë intelektuale dhe politike të Korçës dhe Shqipërisë

28 Nëntor 2025, 21:20, Politikë CNA

Busti i Llazar Zai Fundos/ Këlliçi: Akt simbolik i

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur përmes një reagimi se vendosja e bustit të intelektualit të shquar dhe njërit prej themeluesve të BE-së, Llazar (Zai) Fundos, është një akt simbolik i rëndësishëm për trashëgiminë intelektuale dhe politike të Korçës dhe Shqipërisë.

Këlliçi shprehet se Zai Fundo, të cilin e cilëson si një intelektual të jashtëzakonshëm korçar, ishte student në Bashkimin Sovjetik bashkë me gjyshin e tij, Reshat Këlliçin. Deputeti shton më tej se Llazar Fundo, një nga arkitektët e Europës modern, u bë shumë herët viktimë e regjimit kriminal të Enver Hoxhës.

Këlliçi thekson se një figurë e tillë meriton të kujtohet, që shoqëria shqiptare e brezat e rinj të vetëdijësohen për personalitetet historike dhe hijen që la mbi ta padrejtësia e diktaturës.

Postimi i plotë:

Vendosja e monumentit të Llazar "Zai" Fundos, është një akt simbolik me domethënie të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të qytetit të Korçës dhe gjithë Shqipërisë.

Zai Fundo qe një intelektual i jashtëzakonshëm korçar, kujtesën e të cilit nuk mund të mos e përmend në nivel personal, pasi ka qenë student në Bashkimin Sovjetik (1924-1930) bashkë me gjyshin tim, Reshat Këlliçin.

Ai u bë shumë herët viktimë e regjimit kriminal të Enver Hoxhës, i cili nuk toleronte dot asnjë personalitet të shquar i cili mund të hidhte hije mbi mediokritetin dhe banalitetin e tij.

Vlen të përmendet se Zai Fundo, përpos aktivitetit të tij politik aq të përfolur nga historiografia komuniste, është edhe një nga arkitektët e Europës moderne.

Një figurë e tillë shumëpërmasore meriton të kujtohet, që shoqëria shqiptare në veçanti brezat e rinj të vetëdijësohen për personalitetet historike dhe hijen që la mbi ta pesha e madhe e padrejtësive të diktaturës.

Ditën e sotme në zemër të Korçës, është vendosur një monument që rikthen në kujtesën publike një ndër figurat më të shquara, jo vetëm të qytetit, por edhe të Shqipërisë. Busti i Llazar Zai Fundos, vepër e skulptorit Adi Dule, u vendos në sheshin që mban emrin e tij, duke shënuar një moment të rëndësishëm për rivlerësimin e figurave të persekutuara gjatë regjimit komunist. /CNA





Lajmet e fundit nga