web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi, sondazh: A mendoni se Carlo Bollino ka vjedhur 4,000 metra katrorë truall publik në mes të Tiranës?

23 Korrik 2024, 15:32, Aktualitet CNA
Këlliçi, sondazh: A mendoni se Carlo Bollino ka vjedhur 4,000 metra
Carlo Bollino dhe Edi Rama

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka krijuar një sondazh ku pyet ndjekësit sidomos demokratët: “A mendoni se Carlo Bollino ka vjedhur 4,000 metra katrorë truall publik në mes të Tiranës, të destinuar për ndërtimin e një shkolle në Njësinë nr.7, për ta kthyer në një media, e cila mision ka sulmin, shpifjen dhe linçimin e opozitës shqiptare?“

Këlliçi ka dhënë disa opsione për ndjekësit ku u ofron të zgjedhin dhe të shkrujnë përgjigjet e tyre në postimin e tij.

“Sondazh për të gjithë opozitarët e në veçanti demokratët!

A mendoni se Carlo Bollino ka vjedhur 4,000 metra katrorë truall publik në mes të Tiranës, të destinuar për ndërtimin e një shkolle në Njësinë nr.7, për ta kthyer në një media e cila mision ka sulmin, shpifjen dhe linçimin e opozitës shqiptare?

a) Plotësisht dakord

b) Dakord

c) Ndoshta

d) Mbase jo

Jeni të lirë, në veçanti demokratët, të shprehni edhe opsione që nuk janë të përfshira në përgjigjet e këtij sondazhi!”, shkruan Këlliçi.

Kujtojmë se opozita ka kallëzuar dy herë në SPAK botuesin Carlo Bollino. Ndaj tij janë ngritur 15 akuza./ CNA





Lajmet e fundit nga