Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish-kryebashkiakun e Finiqit dhe 4 vartësit e tij.
Leonidha Hristo, Florian Peri, Stavro Çavo, Lefteria Mekshi dhe Lefter Karajani akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, ku përfshihen deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale dhe tregojnë rrethanat e hetimit, deklarimet e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, transkriptimet e bisedave të përgjuara, dokumentacionit të administruar nga Bashkia Finiq, këqyrje-marrjeve nga sistemi elektronik i APP-së, këqyrjeve të aparateve celularë, kthim përgjigjeve nga APP dhe shoqëritë ofertuese të internetit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se:
Në Bashkinë Finiq gjatës periudhës 2017-2019 janë zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike.
I pandehuri Leonidha Hristo ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë Finiq dhe ka pasur rolin e titullarit në procedurat e prokuruara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.
I pandehuri Florian Peri ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Njësisë së Prokurimit dhe ka pasur rolin e zyrtarit të prokurimit në procedurat e zhvilluara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.
I pandehuri Stavro Çavo ka pasur detyrën e anëtarit të NJP (Njësia e Prokurimit) dhe KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave), si dhe është marrë me administrimin e procedurave të prokurimit në autoritetin kontraktor Bashkia Finiq.
E pandehura Lefteria Mekshi ka pasur detyrën e anëtarit të NJP dhe KVO në procedurat e zhvilluara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.
I pandehuri Lefter Karajani ka mbajtur detyrën e Juristit dhe specialistit të Prokurimeve në Bashkisë Finiq.
Në analizë të provave të grumbulluara gjatë fazës së hetimit paraprak rezulton e provuar se procedura e përpilimit/hedhjes së dokumenteve të tenderave dhe procedura e vlerësimit të ofertave është kryer kryesisht nga të pandehurit Florian Peri dhe Stavro Cavo dhe jo nga anëtarët e NJP dhe KVO-së të caktuar në urdhrat përkatës. Ndërkohë që në aktet shkresore titullari i AK, i pandehuri Leonidha Hristo ka ngarkuar persona të tjerë, të cilët i kanë nënshkruar aktet e përpiluara dhe parapërgatitura nga zyrtarë të Bashkisë Finiq, kohë më vonë pas përfundimit të procedurave të prokurimit.
Anëtarët e NJP dhe KVO kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni, që kanë qenë pjesë e NJP apo KVO dhe nuk kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në pjesën më të madhe të procedurave deklarojnë se nuk e kanë kryer ata vlerësimin e ofertave dhe nuk kanë hyrë në sistemin elektronik të prokurimeve, si dhe nuk kanë përpiluar dokumentacion/procesverbal, pasi nuk kanë pasur dijeni për procedurat e prokurimit. Rezulton e provuar se vlerësimi i ofertave nuk është kryer nga shtetasit e caktuar si anëtarë te KVO-së por është kryer defacto nga i pandehuri Florian Peri duke përdorur IP e Bashkisë Tiranë (ku ka qenë i punësuar më parë) apo të kompanive në pronësi të familjarëve të tij.
Pra, si pasojë e këtyre veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme të kryera në kundërshtim me ligjin për prokurimit publik apo ligjin per vetëqeverisjen vendore, duke vepruar si më lart përshkruar, rezulton se janë kryer një sërë procedura prokurimi fiktive të organizuara dhe ekzekutuara nga të pandehurit Leonidha Hristo, Florian Peri, Stavro Cavo, Lefterie Mekshi dhe Lefter Karajani, duke shpërdoruar detyrat e tyre ligjore dhe duke kualifikuar O.E. të paracaktuar dhe që nuk plotësonin kriteret, duke sjellë edhe pasoja ligjore/shkaktuar dëm ekonomik nga diferencat e ofertave./ CNA
Ndryshojnë rregullat për regjistrimin në regjistrin e ...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur për gjoba...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur për misterin ...
Festa e Birrës në Korçë, eventi më i madh veror në Shq...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Kompani të ndryshme ajrore kanë njoftuar pasagjerët pë...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përpla...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konf...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Ambasada e SHBA për të disatën herë po e thekson fort ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i Partisë së Lirisë Tedi ...
Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektora...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Te...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i PS-së, Halit Valteri ka...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur...
Sot është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak, e c...
Debate të forta ka patur gjatë mbledhjes së Këshillit ...
Situatë e tensionuar në mbledhjen e Këshillit të Bashk...
Më shumë se 30 drejtues të mjeteve bujqësore që protes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...