web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

4 Mars 2026, 13:59, Aktualitet CNA

Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama.

Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të:

Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë;

Elisa Spiropali, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme;

Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes;

Albana Koçiu, ministre e Punëve të Brendshme;

Besfort Lamallari, ministër i Drejtësisë;

Toni Gogu, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po sot, Presidenti i Republikës, Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:

Albana Koçiu, zëvendëskryeministre;

Ferit Hoxha, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;

Besfort Lamallari, ministër i Punëve të Brendshme;

Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes;

Toni Gogu, ministër i Drejtësisë;

Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Erjona Ismaili, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin./ CNA





Lajmet e fundit nga