web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokatja e caktuar nga shteti për Berishën i kërkon SPAK-ut të marrë autorizim nga Kuvendi

7 Nëntor 2023, 15:27, Aktualitet CNA

Avokatja e caktuar nga shteti për Berishën i kërkon SPAK-ut

Valentina Teodoresku, avokatja e caktuar nga shteti për të përfaqësuar ish-kryeministrin Sali Berisha për seancën e marrjes në pyetje dhe vlerësimin e masës së sigurisë ndaj këtij të fundit, ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e SPAK-ut dhe të urdhërohet që të marrë autorizim nga Kuvendi.

Ajo ka thënë se Berisha është deputet dhe duhet të respektohet Kushtetuta.

Ish-kryeministri Berisha është person nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv. Ai akuzohet se përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”./ CNA





Lajmet e fundit nga