web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asfalti elektoral/ Paditet në SPAK Bashkia e Tiranës

2 Prill 2025, 10:54, Aktualitet CNA

Asfalti elektoral/ Paditet në SPAK Bashkia e Tiranës

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Tiranës, Lisandër Hoxha, dhe kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, depozituan një kallëzim penal në SPAK kundër Bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar për përdorimin e mjeteve publike për qëllime elektorale.

“Veprime të tilla nuk duhen toleruar, nuk mund të inkurajohen ndërmarrjet shtetërore që në shkelje të Kodit Zgjedhor, siç e thotë ligji, 4 muaj përpara zgjedhjeve nuk lejohet përdorimi i mjeteve publike për qëllime elektorale. Të shkojnë dhe të bëjnë atë që po bëjnë.

Shkelësit e Kodit Zgjedhor e kanë vendin në burg dhe sigurisht që qeveria në ikje nuk duhet të presionojë nëpunësit, nuk duhet të ushtrojë ndikim te nëpunësit publikë që të shkelin Kodin Zgjedhor, sepse nuk do të ketë asnjë efekt.

Unë kam konstatuar disa rrugë te Njësia Nr. 4, të cilat nuk kanë asnjë tabelë punimesh. Nëse një qytetar shkon dhe lyen ballkonin, ai shkon në burg sepse nuk deklaron punimet, ndërsa bashkia, e komanduar nga Edi Rama, por e përfaqësuar nga i arrestuari për korrupsion, zoti Veliaj, paska të drejtë që të hapë dhe të mbyllë kantiere punësh për qëllime elektorale.

Kjo nuk shkon! Nuk ka më një opozitë që hesht, por ka një opozitë që përballet, ka një opozitë e cila i tremb mesa duket.

Do të vijë një kallëzim penal me postë, siç është procedura, dhe uroj që SPAK-u, meqenëse ka krijuar dhe task-forcën për zgjedhjet, të ndërmarrë veprime në kohë dhe jo pas zgjedhjeve.

Qytetarët vijnë dhe na raportojnë për krime zgjedhore, ata e shikojnë që kjo qeveri ka marrë fund”, tha Hoxha.

Më tej Besart Xhaferri është shprehur se nuk do të jetë vetëm kallëzimi për asfaltin elektoral, por do të kallëzohen edhe shefat dhe drejtuesit e policisë që nuk bëjnë konstatimin e denoncimeve të bëra nga opozita.

“Sot kemi çuar për Bashkinë e Tiranës një kallëzim për asfaltin elektoral, mirëpo nuk është vetëm asfalti elektoral. Herën tjetër do të çojmë për kallëzim edhe shefat dhe drejtuesit e policisë kur nuk bëjnë konstatimin kur ne i thërrasim”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga