Rezultuan pozitive me salmonelë/ AKU Vlorë sekuestron 500 kg mish
Në datën 26 mars AKU Vlorë ka ushtruar kontrolle në disa s...

Sot në Shqipëri përkujtohet 16-vjetori i anëtarësimi në NATO. Ky përvjetor është përkujtuar edhe nga zyrtarët më të lartë të shtetit.
Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka kaluar në disa zhvillime të ndryshme që përfshijnë transformimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, angazhimin në misione paqeruajtëse dhe angazhimin e institucioneve shqiptare për mbështetjen e politikave të sigurisë së Aleancës.
Procesi fillon në vitin 1992, me pranimin e Shqipërisë zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC), që ishte organizmi i parë që krijoi Aleanca për të ndërtuar marrëdhëniet me shtetet që dolën nga regjimet komuniste në Europën.
Një nga zhvillimet e rëndësishme në këtë proces është ai maji i vitit 2003, kur Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia (sot Maqedonia e Veriut) së bashku me SHBA-në nënshkruan "Kartën Adriatik 3 - SHBA", që sipas autoriteteve shqiptare u konsiderua si një nismë që do të përgatiste anëtarësimin e vendeve në NATO.
Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit më 2 prill të vitit 2008, ndërkohë më 25 prill të të njëjtit vit Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin në NATO, që përfshinin disa çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore.
Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill të vitit 2009, duke përmbushur një nga objektivat e saj të orientimit euroatlantik.
Shqipëria mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasburg/Kehl më 4 prill të vitit 2009, ndërkohë që më 7 prill në selinë e Aleancës në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO./CNA
Në datën 26 mars AKU Vlorë ka ushtruar kontrolle në disa s...
Duke filluar nga data 1 prill 2025, qytetarët shqiptarë do...
Trafiku është kthyer në një nga makthet e qytetarëve në kr...
Kreu i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 ...
Skandali me tregtimin e mishit të pulës me salmonelë vijon...
Qeveria shqiptare thuhet se ka planifikuar të përdorë një ...
1 prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës ...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në Britaninë e Madhe po mbahet Samitit për Sigurinë Kufita...
Shtyhet afati për dorëzimin e Deklaratës 'DIVA 2024', e nj...
Orlando Koja, trajneri i ekipit të parë të volejbollit të ...
Sonte në orën 21:00 në "Vizion +" dhe "Tring", do të start...
Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar surprizat e motit për ...
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin në spitalin e ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në ak...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...
Pas Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Joanit në Katedral...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar në një deklara...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar d...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...