web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ankimimi i Veliajt në “Kushtetuese”/ Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen

29 Shtator 2025, 12:52, Aktualitet CNA

Ankimimi i Veliajt në “Kushtetuese”/ Caktohet gjyqtarja që

Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur gjyqtaren Sonila Bejtja si relatore për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra.

Në ankimimin e tij Veliaj e konsideron shkarkimin e tij të paligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Kujtojmë se Veliaj u shkarkua në 25 shtator me vendimin e Këshillit të Ministrave.

Vendimi i plotë

Kryeministri Edi Rama, vendim për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës 'c', të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, 'Për vetëqeverisjen vendore', të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69,  datë 23.9.2025.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në 'Fletoren zyrtare./ CNA





Lajmet e fundit nga