(Emrat) Vjedhja me tenderat/ GJKKO shpall dënimet për 10 zyrtarë
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...

Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend, ku sipas tij ka disa momente kyçe ku duket se më shumë suilmon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Kosovës sesa Serbinë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin, Bushati i ka renditur këto pika, duke përmendur sulminb ndaj Kurtit, paralelizmi me Palestinën si dhe deklaratat për KFOR.
“Rezoluta në versionin final është deri diku korrekte. Por, për të arritur këtu është interesante të shihet procesi, se si u arrit. Kishim dy palë që u zunë ashpër për një pikë. PD dhe opozita kërkonte që rezoluta të dënonte sulmin kriminal nga Serbia. PS kishte një draft tjetër rezolutë që kërkonte të dënohej sulmi kriminal i organizuar nga nuk dihet se kush. Pra socialistët refuzonin të tregonin më gisht Serbinë. Retorika e opozitës ishte, ne nuk mund të jemi mbrapa Kosovës, sepse Kosova e ka treguar me gisht Serbinë.
Këtu u arrit kompromisi "kinez", siç thoni ju, pra në rezolutën e Parlamentit të Shqipërisë, të mos dënohej në mënyrë eksplicite Serbia si organizatore, u gjet një truk dhe në nenin e parë u tha biem dakord me Kosovën, se Kosova e dënon sulmin e Serbisë. Pra në njëfarë mënyrë u kënaqën edhe këta të Rilindjes, që nuk duan ti prishin qejfin Vuçiçit, u kënaq edhe opozita sepse gjeti alibinë, që i referohemi Kosovës, që ka treguar me gisht Serbinë.
Është lajm i mirë që Parlamenti gjeti konsensus dhe nuk u përça për çështjen e Kosovës, por truku që u përdor është pak qesharak.
Më bënë përshtypje tre gjëra nga fjala e Ramës. E para, kishim një Parlament që ishte mbledhur për të nxjerrë një rezolutë, për të dënuar Serbinë. Në fjalimin e Ramës u dënua Kosova dhe Albin Kurti dhe kritikët e tij në Kosovës. Pra edhe në një Parlament që mblidhet për të goditur Serbinë, Rama e shfrytëzon për të goditur qeverinë e Kosovës dhe kritikës e tij në Kosovë. I kushtoi në fjalimin alla Fidel Kastro, 1/3 e kohës, njerëzve që e shajnë nëpër rrjetet sociale. Një njeri që kontrollon thuajse gjithçka në Shqipëri, do të kontrollojë edhe facebook-un e atyre në Kosovë. Deri këtu arrin mania.
E dyta, është ideja që Rama e mbrojti gjatë, se përse duhet KFOR në veri? Tha shumë argumenta, që KFOR është çlirimtari, etj. Nuk dha përgjigje, nëse është kaq i mirë KFOR për Kosovën, atëherë pse e do edhe Serbia në Kosovë? Rama po kërkon fiks të njëjtën gjë që do presidenti serb. Ose duhet të pranojnë që Rama e ka gabim, ose që Vuçiç do të mirën e Kosovës", ka thënë Bushati./ CNA
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zvhilluar një ...
Sonte në orën 20:45 do të luhet në stasiumin “Air Alba...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga stadi...
Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu ka deklaruar se P...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) së bashku me Ba...
Në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Çeki n...
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, përveç se ka g...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Shk...
Alma Kodraliu kandidate për KLGJ-në, në votimin e fund...
Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë pë...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ju bëri thirrje populit...
Në Kuvend ka patur tensione gjatë votimit për miratimin e ...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë të P...
Nja ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Shk...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se retorika e p...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të enjte n...
Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë nisur drejt Tiranës...
Studiuesi Gëzim Kuci ka ngritur një hipotezë të re duk...
Të enjten është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj L...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...