
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe Rrjetin e Asociuar të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS) kanë organizuar sot në Tiranë Forumin e parë të Vetëqeverisjes Vendore.
Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu tha se nisja e dialogut të strukturuar rajonal me vetëqeverisjen lokale, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit është mundësi për t’i hapur rrugën zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor
“Nisja e dialogut të strukturuar rajonal me vetëqeverisjen lokale, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, në mes të diskutimeve të rivitalizuara për integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në BE, e për planin e guximshëm për ringritjen ekonomike, por edhe pas krizës së zgjatur energjetike – është një mundësi e mirë, në kohën e duhur, për t’i hapur rrugën lokalizimit dhe decentralizimit të zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ky Forum, në bashkëpunim edhe me forumin e shoqërisë civile që iniciuam në fillimi të këtij viti, mund të jetë një nxitës i mirë për përkthimin e strategjive globale dhe rajonale në veprime konkrete lokale”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në fjalën e saj të hapjes.
Sipas saj mbështetja e qyteteve në përshpejtimin e transformimit në mjedise urbane miqësore me ambjentin dhe të avancuara nga aspekti digjital, është e domosdoshme.
“Qytetet janë të parat që ndeshen dhe ndjejnë ndikimet mjedisore, nga ndotja e ajrit, menaxhimi i mbetjeve si dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike. Ato konsumojnë më shumë se 65% të energjisë së botës dhe janë përgjegjës për mbi 70 % të emetimeve globale të karbonit. Trajtimi i këtyre çështjeve kërkon ndryshime thelbësore në infrastrukturën tonë urbane, sistemet e transportit dhe burimet e energjisë, të cilat janë përpjekje komplekse dhe të kushtueshme. Prandaj është e domosdoshme që qytetet dhe rajonet të mbështeten në përshpejtimin e tranzicionit të tyre drejt krijimit të mjediseve urbane miqësore me ambjentin dhe digjitale. Forumi dhe diskutimet që do të zhvillojmë këtu kanë si synim forcimin e përpjekjeve tona kolektive për inovacion dhe përmirësim. Bashkëpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror, angazhimi me shoqërinë civile dhe sektorin privat dhe rininë tonë të talentuar sipërmarrëse, mund të sjellë ekspertizë dhe burime të ndryshme në tryezë, dhe të ndihmojë rajonin tonë të kalojë drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe dixhitale”, përfundoi Bregu.
Të pranishëm ishin dhe Arbjan Mazniku, Ministër për Pushtetin Vendor të Shqipërisë, Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Mehmet Ergün Turan, President i NALAS dhe Kryetar i Bashkisë Fatih, Stamboll dhe Mathieu Mori, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Danela Arsovska, Kryetar i Bashkisë së Shkupit, Përparim Rama, Kryetar i Bashkisë së Prishtinës, Samir Avdiq, Nënkryetar i Bashkisë së Sarajevës dhe Luka Rakçeviq, nënkryetar i Bashkisë së Podgoricës.
Pjesë e programit të Forumit janë edhe prezantimet e praktikave më të mira të BE-së, si dhe zgjidhjet digjitale që mund të kenë ndikim konkret drejt mjediseve urbane më të pastra dhe më inteligjente. Zgjidhjet digjitale janë nxitur në kuadër të nismës së RCC-së, Balkathon, një konkurs vjetor për zgjidhjen digjitale më të mirë rajonale, që mbahet që nga viti 2020./ CNA
Në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Çeki n...
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, përveç se ka g...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Shk...
Alma Kodraliu kandidate për KLGJ-në, në votimin e fund...
Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë pë...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ju bëri thirrje populit...
Në Kuvend ka patur tensione gjatë votimit për miratimin e ...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë të P...
Nja ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Shk...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se retorika e p...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të enjte n...
Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë nisur drejt Tiranës...
Studiuesi Gëzim Kuci ka ngritur një hipotezë të re duk...
Të enjten është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj L...
Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar se në Këshill...
Festa më e frikshme e vitit në MEGATEK vjen me superoferta...
Një grup minatorësh janë ngritur këtë të enjte në protestë...
Prej 14 ditësh është hapur gara për 3 vende vakante në Pro...
20 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga I...
Të mërkurën, Këshilli i Ministrave vendosi që të japë ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...