"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Një ditë pas zgjedhjes së pasuesit të tij, Klodian Braho, kreu aktual i SPAK-ut, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Në fjalimin e tij, Dumani theksoi rëndësinë e integritetit, përgjegjësisë dhe luftës kundër korrupsionit, duke theksuar se SPAK-u ka dhënë rezultate të prekshme gjatë gjashtë viteve të funksionimit.
"Korrupsioni nuk është thjesht shkelje e ligjit, por shkelje e të drejtave të njeriut dhe besimit të publikut. Lufta kundër këtij fenomeni është detyrë e gjithë shoqërisë."
Dumani foli gjithashtu për zhvillimin dhe konsolidimin e strukturës së SPAK-ut, duke përmendur ngritjen e dy seksioneve kryesore, kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe sektorin e hetimit financiar dhe qendrën e përgjimeve.
"Sot SPAK-u është një strukturë funksionale me përbërje të plotë të prokurorëve dhe hetuesve, dhe mbi 50% e zyrtarëve të nivelit të lartë që janë dërguar për gjykim tashmë janë me vendim fajësie të formës së prerë."
Gjatë takimit, kreu i SPAK-ut u ndal edhe te lufta kundër krimit të organizuar, duke përmendur ndërthurjen e tij me korrupsionin dhe rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për funksionarët e nivelit të lartë.
"Institucioni ynë ka treguar se është në gjendje të vendosë para përgjegjësisë penale çdo funksionar, pavarësisht pushtetit politik apo fuqisë ekonomike që ai zotëron."
Dumani do t’i dorëzojë detyrën Klodian Brahos në 19 dhjetor, i cili do të marrë drejtimin e SPAK-ut për tri vitet në vijim.
Fjala e plotë e Altin Dumanit
Përshëndetje të gjithëve, i nderuar zotëri rektor, i nderuar profesor Jau, të nderuar përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të nderuar pedagogë, të dashur studentë. E prita me shumë kënaqësi ftesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilin dua ta falënderoj, pasi në këto tri vite në drejtim të SPAK-ut kemi pasur marrëdhënie të ndërtuara mbi, jo vetëm baza bashkëpunimi, por kemi çmuar dhe vlerësuar njëri-tjetrin, SPAK dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Edhe kur kemi menduar ndryshe, kemi mirëpritur kritikat e Komitetit, të cilat kanë qenë të shumta dhe në shumë raste me vend, dhe jemi përpjekur pastaj të reflektojmë në punën tonë të përditshme dhe të ndryshojmë për mirë.
Është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe të jem në këtë aktivitet ku në qendër janë studentët, të cilët përfaqësojnë energjinë, forcën e ndryshimit dhe potencialin për ndryshime pozitive që i duhen vendit tonë. Fjalët kanë peshë kur flasim për integritet dhe përgjegjësi; ato duhet të jenë në themel të një shoqërie të drejtë, të barabartë, me institucione që funksionojnë. Nëse flasim për korrupsionin, ai është një fenomen që na gërryen në mënyrë të heshtur, na bën të humbim shpresën dhe krijon një realitet ku talenti dhe puna e palodhur janë të pavlera dhe përparimi është i mjegullt. Korrupsioni nuk është thjesht shkelje e ligjit, por shkelje e të drejtave të njeriut, besimit të publikut dhe cenim i dinjitetit të qytetarëve. Lufta kundër këtij fenomeni nuk është vetëm detyrë e institucionit që drejtoj, SPAK, por e gjithë shoqërisë. Nëse refuzohet ky realitet, brenda jush do të gjeni forcën për ta përmirësuar.
Për të kthyer pak te puna e SPAK-ut, gjatë gjashtë viteve të para, kemi përpjekur që veç punës hetimore, të ndihmojmë edhe në ngritjen dhe konsolidimin e institucionit. Zhvillimi dhe konsolidimi ka kaluar përmes pengesave të shumta. E kemi filluar me një numër të kufizuar prokurorësh në mungesë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk u dekurajuam dhe vazhduam para. Sot mund të flasim për një strukturë funksionale me përbërje të plotë të prokurorëve, të ndarë në dy seksione: seksioni kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe seksioni kundër korrupsionit, me 60 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjithashtu, kemi një miniseksion për realizimin e përgjimeve dhe sektorin e hetimit financiar, i cili ka për objektiv identifikimin me qëllim sekuestrimi dhe konfiskimi të produkteve të veprës penale.
Tashmë mund të themi se SPAK-u është në funksionalitet të plotë. Procesi rigoroz i përzgjedhjes së prokurorëve, hetuesve dhe administratës ka dhënë rezultate pozitive në ndërtimin e strukturës. Në vetëm gjashtë vite funksionim, SPAK-u ka arritur të zbatojë parimin se askush nuk është mbi ligjin. SPAK-u ka ngritur akuza ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët, përfshirë kryetarë bashkish, prefektë, gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe funksionarë të lartë të policisë së shtetit. Më shumë se 50% e tyre tashmë janë me vendim fajësie të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër është në gjykim ose hetim.
Këto rezultate tregojnë se SPAK-u është i aftë të vërë para përgjegjësisë penale çdo funksionar, pavarësisht pushtetit politik, fuqisë ekonomike apo financiare që ai zotëron. Nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur. Gjithashtu, një prioritet tjetër i institucionit është lufta kundër krimit të organizuar. SPAK-u ka treguar se është në gjendje të vendosë para përgjegjësisë penale grupe dhe struktura kriminale, të cilat paraqesin rrezikshmëri të madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e tjera, si brenda dhe jashtë Bashkimit Europian. Hetimet tona kanë vënë re ndërthurje të krimit të organizuar me korrupsionin, me funksionarë të lartë që ose u shërbejnë organizatave kriminale nëpërmjet korrupsionit, ose janë pjesë aktive të tyre.
Sot disa të rinj janë përfshirë në një sherr në Shkodër ku...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të vitit...
Erion Veliaj vijon të përdorë taktika të ndryshme për të s...
Në prag të festave të fundvitit është hapur tregu i Krisht...
Në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kryebashkiakut Erion Ve...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Po zhvillohet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Erion Vel...
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur ...
Endrit Shabani u zgjodh si Avokat i Popullit me 85 vota pr...
Kuvendi miratoi pas mesnatës së të premtes buxhetin e viti...
Sot Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar kë...
Sot pritet të zhvillohet seanca për kryebashkiakun Erion V...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e pr...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ka folur për sfi...
Ish-kreu i Nismës "Thurje", Endrit Shabani zgjidhet Avokat...
Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në ...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN Tv ka folur për zgj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka uruar drejtues...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Klodjan Bra...
Analisti Mentor Kikia ka reaguar pas zgjedhjes së Klodjan ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...