"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të vitit të ardhshëm të shndërrohet në një institucion tërësisht digjital. Drejtoresha e përgjithshme, Lorena Goxhobelli, në një tryezë partneriteti të organizuar për të diskutuar arritjet, risitë dhe sfidat e ASHK-së në këtë fazë transformimi, tha se puna për digjitalizimin po ecën me ritme shumë të mira dhe se ky proces jo vetëm lehtëson punën e përditshme të kësaj agjencie, por mbi të gjitha rrit ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e informacionit kadastral për çdo qytetar.
“Sot jemi më pranë se kurrë digjitalizimit të hartave kadastrale. Së bashku me UNOPS, kemi nisur punën dhe një proces që kërkon kohë, për digjitalizimin e plotë të 33 mijë planshetave. Fundi i 2026 do të na gjejë me një Kadastër tërësisht digjitale”, tha Goxhobelli.
Kadastra e ka çuar së fundi në 10 numrin e shërbimeve automatike përmes teknologjisë blockchain, si dhe ka finalizuar kryerjen e pagesës direkt nëpërmjet portalit e-Albania me kartë bankare, pa qenë nevoja të paraqiteni në postë apo në sportelet e bankave.
“Digjitalizimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjisë blockchain na ka dhënë mundësinë që të automatizojmë një pjesë të shërbimeve tona. Në fillim të 2025, kishim 5 shërbime automatike dhe sot që flasim kemi 10 shërbime të tilla që u ofrohen qytetarëve. Aktualisht 10 deri në 15% e shërbimeve tona ditore gjenerohen automatikisht nga sistemi. Dhe një lajm i mirë në fakt i ditëve të fundit është finalizimi i mundësisë së kryerjes së pagesës nëpërmjet e-Albania me kartë bankare. Një funksionalitet për të cilin kemi punuar intensivisht me AKSHI-n këto muajit e fundit dhe më vjen mirë që më në fund e finalizuam sepse tashmë qytetarëve nuk do t’ju duhet më që të qëndrojnë më në sportelet e bankave dhe të postës në këtë rast dhe jo më të ASHK-së dhe mund ta bëjnë pagesën aty ku bëjnë aplikimin vetëm me një klik”, u shpreh drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
E megjithatë tha ajo, transformimi digjital nuk do të thotë distancim nga qytetari; përkundrazi, synon thjeshtim, aksesueshmëri dhe kohë më të shkurtër trajtimi për aplikimet. Shfrytëzimi i avantazheve që krijon Inteligjenca Artificiale mbetet një tjetër objektiv ambicioz i ASHK-së përgjatë vitit 2026 theksoi Goxhobelli në vijim të fjalës së saj.
“Me përfundimin e digjitalizimin të të dhënave kadastrale mendojmë që krijohen të gjitha parakushtet për shfrytëzimin e benefiteve që sjell përdorimi i Inteligjencës Artificiale, që besojmë fort do t’u japë një hov të ri mënyrës se si iu shërbejmë me cilësi dhe në kohë qytetarëve”, tha Goxhobelli.
Ndërsa fokusi strategjik i këtij viti ka qenë digjitalizimi dhe regjistrimi fillestar, dy procese themelore që jo vetëm po përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve, por po vendosin edhe bazat e forta për garantimin e sigurisë dhe qartësisë së të drejtave pronësore, një tregues tjetër domethënës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës është ulja e kohës së trajtimit të aplikimeve të qytetarëve. Aktualisht, 79% e aplikimeve trajtohen brenda afateve ligjore.
Ta pranishëm në Tryezën e Partneritetit të ASHK-së ishin ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, shefja e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE, Ritva Heikkinen, kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Giulia Re dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shqiptare dhe grupeve të interesit të lidhura me çështjet e pronësisë, shërbimit noterial, tregut imobilar etj./ CNA
Erion Veliaj vijon të përdorë taktika të ndryshme për të s...
Në prag të festave të fundvitit është hapur tregu i Krisht...
Në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kryebashkiakut Erion Ve...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Po zhvillohet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Erion Vel...
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur ...
Endrit Shabani u zgjodh si Avokat i Popullit me 85 vota pr...
Kuvendi miratoi pas mesnatës së të premtes buxhetin e viti...
Sot Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar kë...
Sot pritet të zhvillohet seanca për kryebashkiakun Erion V...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e pr...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ka folur për sfi...
Ish-kreu i Nismës "Thurje", Endrit Shabani zgjidhet Avokat...
Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në ...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN Tv ka folur për zgj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka uruar drejtues...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Klodjan Bra...
Analisti Mentor Kikia ka reaguar pas zgjedhjes së Klodjan ...
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar për zgjedhjen e...
Ambasada amerikane në tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...