Sekuestrohet shtesa pa leje e një hoteli në Sarandë/ Nën hetim pronari
Prokuroria e Sarandës ka vendosur nën “sekuestro preventiv...

Mbetje spitalore të grumbulluara në korridore dhe tualete, pavijone që nuk plotësojnë standardet bazë të higjienës, mungesa e ujit të rrjedhshëm dhe klinika që operojnë me dokumentacion të paplotë.
Kjo është panorama që del nga kontrollet e kryera gjatë vitit 2025 në spitale, qendra shëndetësore dhe klinika dentare në vend, ku inspektorët kanë evidentuar probleme që prekin drejtpërdrejt sigurinë dhe kushtet e trajtimit të pacientëve.
Të dhënat e marra nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor tregojnë se gjatë vitit 2025 u kryen mijëra inspektime në institucionet publike dhe private të kujdesit shëndetësor, ku ndër problematikat më të forta rezulton menaxhimi i mbetjeve spitalore. Në disa raste, mbetjet e rrezikshme ruheshin në ambiente të papërshtatshme, në korridore apo tualete, madje në të njëjtën hapësirë me mbetjet urbane dhe pajisjet e pastrimit.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 u kryen 4.993 inspektime shëndetësore, nga të cilat 4.882 ishin inspektime dhe 111 riinspektime. Nga kontrollet janë vendosur 13 gjoba, 11 vendime të ndërmjetme për masa urgjente dhe 296 paralajmërime.
Një nga gjetjet më të forta lidhet me mënyrën e trajtimit të mbetjeve spitalore. ISHSH evidenton se në disa raste grumbullimi i mbetjeve kryhej “në kundërshtim me kriteret e përcaktuara”, në ambiente të papërshtatshme, korridore dhe tualete, madje në të njëjtën hapësirë ku depozitoheshin edhe mbetjet urbane apo setet e pastrimit. Raporti evidenton gjithashtu mungesë infrastrukture për transportimin dhe magazinimin e mbetjeve të rrezikshme brenda territorit të spitaleve.
Një tjetër konstatim lidhej me mungesën e trajnimit të personelit që merrej me trajtimin e mbetjeve spitalore, si dhe mungesë të pajisjeve mbrojtëse. Në disa institucione nuk respektohej procedura për ndarjen në burim dhe etiketimin e mbetjeve spitalore.
Problematikat nuk kufizohen vetëm te mbetjet. Raporti përmend mangësi në pavijone dhe shërbime urgjence, ku në disa raste nuk respektohej sipërfaqja minimale për pacientët sipas standardeve të përcaktuara. Po ashtu, recepsionet dhe ambientet e triazhimit në urgjenca rezultonin vetëm pjesërisht në përputhje me standardet higjieno-sanitare.
ISHSH evidenton gjithashtu mungesa në dokumentacion, protokolle dhe rregullore të brendshme funksionimi në disa spitale dhe klinika. Në subjektet e kujdesit shëndetësor parësor janë konstatuar mungesë e ujit të rrjedhshëm, amortizim i rrjetit elektrik, lagështirë, mungesë pajisjesh mjekësore dhe mungesë kontatash për evadimin e mbetjeve spitalore. /Monitor
Prokuroria e Sarandës ka vendosur nën “sekuestro preventiv...
Gjykata e Tiranës i ka kthyer për korrigjim padinë Mereme ...
Që prej arrestimit të tij, 15 muaj më parë, në 10 shkurt t...
Janë zbardhur amendamentet e Partisë Demokratike për ndrys...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, k...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka reagu...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur një tjetër procedurë t...
Mjeku kirurg që u arrestua pas denoncimit për ngacmim seks...
Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar proc...
Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territor...
Një 21-vjeçare ka denoncuar dy ditë më parë një mjek kirur...
Në fillim të viteve ’80, Ksamili ishte një nga rezervatet ...
Motra dhe babai i reperit Rigles Rajku, i njohur me emrin ...
Një nga sektorët më problematikë dhe një nga kapitujt më k...
Qytetarët e Durrësit po protestojnë ditën e sotme para ...
Shkresa e fundit e avokatit të pandehur në GJKKO, avokatit...
Pedagogu Klementin Mile ndau një koment lidhur me takimin ...
Sociologia Nora Malaj e ftuar në emisionin “Now” me Erla M...
Aktivisti Andi Tepelena komentoi sot takimin në sallën e g...
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...