Autostrada Tiranë-Durrës, 13.7 milionë euro të tjera për aksin nga Shqiponja te nënkalimi i Limuthit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur një tjetër procedurë t...

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka reaguar për raportimet në media mbi problematika që lidhen me qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy prej objekteve të “Durrës Marina”.
Në njoftimin e IKMT-së thuhet se një grup i posaçëm, i përbërë nga inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të AZHT-së, inspektorë të IMT-së të Bashkisë Durrës dhe përfaqësues të Institutit të Ndërtimit, ka kryer verifikime për situatën në terren.
Në përfundim të inspektimit IKMT njofton se ka rezultuar se dy objekte, konkretisht 02 dhe 04, kanë pësuar ulje me 28 dhe 18 cm.
Më tej bëhet me dije se IKMT i ka kërkuar kompanisë zbatuese të projektit, të marrë masa për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.
DEKLARATA E PLOTË:
Në përgjigje të raportimeve të publikuara javët e fundit në media mbi problematika që lidhen me qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy prej objekteve të projektit zhvillimor “Durrës Marina”, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) sqaron sa vijon:
Në zbatim të përcaktimeve ligjore dhe detyrave funksionale, me urdhër të Kryeinspektorit të IKMT-së, u ngrit një grup i posaçëm inspektimi për verifikimin e situatës në terren. Grupi i kontrollit përbëhej nga inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), inspektorë të IMT-së së Bashkisë Durrës, si dhe përfaqësues të Institutit të Ndërtimit (specialist të fushës).
Verifikimi u krye në lidhje me zbatimin e lejes së ndërtimit nr. 2349/12 prot., datë 10.09.2023, miratuar me Vendimin nr. 34, datë 01.08.2023, të KKT-së, për objektet: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, aktualisht në fazën ndërtimore të sistemimeve të jashtme.
Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se:
Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm;
Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm.
Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.
Ky projekt përforcimesh, përpara zbatimit, duhet të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit.
Duke falënderuar median për bashkëpunimin dhe kontributin e saj, IKMT garanton se në kordinim me institucionet e tjera shtetërore sipas fushës së përgjegjësisë, mbetet maksimalisht e angazhuar dhe do të mbikëqyrë në vijimësi zbatimin e përcaktimeve ligjore në kantieret e ndërtimit. /CNA
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur një tjetër procedurë t...
Mjeku kirurg që u arrestua pas denoncimit për ngacmim seks...
Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar proc...
Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territor...
Një 21-vjeçare ka denoncuar dy ditë më parë një mjek kirur...
Në fillim të viteve ’80, Ksamili ishte një nga rezervatet ...
Motra dhe babai i reperit Rigles Rajku, i njohur me emrin ...
Një nga sektorët më problematikë dhe një nga kapitujt më k...
Qytetarët e Durrësit po protestojnë ditën e sotme para ...
Shkresa e fundit e avokatit të pandehur në GJKKO, avokatit...
Pedagogu Klementin Mile ndau një koment lidhur me takimin ...
Sociologia Nora Malaj e ftuar në emisionin “Now” me Erla M...
Aktivisti Andi Tepelena komentoi sot takimin në sallën e g...
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri...
Një vendim i marrë së fundmi nga Qeveria Shqiptare i hap r...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Prokuroria e Posaçme në përfundim të hetimeve për Elvis Do...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi...
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, është paraqitur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...