Iu refuzua kandidimi për kreun e PD-së/ Gjykata i kthen për korrigjim padinë Mereme Selës
Gjykata e Tiranës i ka kthyer për korrigjim padinë Mereme ...

Prokuroria e Sarandës ka vendosur nën “sekuestro preventive” një sipërfaqe ndërtimore të dyshuar si e ndërtuar pa leje në një hotel në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës.
Sipas organit të akuzës, sipërfaqja e sekuestruar ndodhet mbi tarracën e hotelit 6-katësh, në pronësi të shtetasit me iniciale A.P. Ky i fundit është marrë nën hetim për ndërtim pa leje.
Nga verifikimet në terren rezulton se mbi objektin ekzistues janë kryer punime që përfshijnë ngritjen e një strukture metalike mbajtëse, realizimin e mbulimit dhe soletës me llamarinë të valëzuar dhe shtresë betoni, ndarjen e ambienteve të brendshme, si dhe përfundimin e fasadës dhe vendosjen e vetratave.
Nga hetimet rezulton se punimet janë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12 maj 2025 deri më 31 mars 2026, kohë kur gjatë inspektimit është konstatuar se objekti kishte arritur në fazë të avancuar përfundimi.
Njoftimi i plotë:
Me kërkesë të Prokurorisë Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli, shtetasi A.P. nën hetim për ndërtim pa leje.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos masa ‘Sekuestro preventive’ për sipërfaqen me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, ndërtuar mbi tarracën e objektit ekzistues i emërtuar si “Hotel Oasis”, 6 kate në lagjjen nr. 1, Bashkia Sarandë, në emër të shtetasit A.P.
Nga hetimet mbi pri procedimin penal nr. 116 të vitit 2026, regjistruar për veprat n penale “Ndërtimi i paligjshëm për qëllime fitimi” dhe ‘Shp?rdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal, nga shqyrtimi i punimeve të konstatuara në terren, të cilat konsistojnë në ngritjen e strukturës metalike mbajtëse, realizimin e mbulimit dhe soletës me llamarine t valezuar dhe shtrese betoni, ndarjen e ambienteve të brendshme, si dhe përfundimin e fasadës dhe vendosjen e vetratave, rezulton se është krijuar një volum i ri ndërtimor funksional mbi objektin ekzistues.
Veprimet ndërtimore rezultojnë të jenë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12.05.2025 dhe në vijim deri më 31.03.2026, datë në të cilën gjatë inspektimit të ekspertit u konstatua se objekti kishte arritur fazë të avancuar përfundimi, përfshirë fasadën e jashtme dhe vetratat në pjesën ballore.
Pavarësisht se pasuria është e regjistruar si truall në certifikatën e pronësisë, bazuar në vendimin e legalizimit rezulton se objekti ekzistues është i tipit social-ekonomik (shërbim), dhe si i tillë, edhe punimet e konstatuara lidhen funksionalisht me këtë destinacion, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal nga shtetasi A.P., i cili rezulton pronar i objektit dhe administrator i subjektit juridik.
Sa më sipër, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, për sipërfaqen ndërtimore me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, të dyshuar si e ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. /CNA
Gjykata e Tiranës i ka kthyer për korrigjim padinë Mereme ...
Që prej arrestimit të tij, 15 muaj më parë, në 10 shkurt t...
Janë zbardhur amendamentet e Partisë Demokratike për ndrys...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, k...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka reagu...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur një tjetër procedurë t...
Mjeku kirurg që u arrestua pas denoncimit për ngacmim seks...
Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar proc...
Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territor...
Një 21-vjeçare ka denoncuar dy ditë më parë një mjek kirur...
Në fillim të viteve ’80, Ksamili ishte një nga rezervatet ...
Motra dhe babai i reperit Rigles Rajku, i njohur me emrin ...
Një nga sektorët më problematikë dhe një nga kapitujt më k...
Qytetarët e Durrësit po protestojnë ditën e sotme para ...
Shkresa e fundit e avokatit të pandehur në GJKKO, avokatit...
Pedagogu Klementin Mile ndau një koment lidhur me takimin ...
Sociologia Nora Malaj e ftuar në emisionin “Now” me Erla M...
Aktivisti Andi Tepelena komentoi sot takimin në sallën e g...
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri...
Një vendim i marrë së fundmi nga Qeveria Shqiptare i hap r...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...