"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë këtë të hënë detaje lidhur me aksionet e kryera nga Prokuroria e Posaçme lidhur me krimet zgjedhore në vend.
E ftuar në një studio televizive, Lala tregoi se mbi 35 raste janë procedime penale në fushën e korrupsionit apo vepra të tjera penale që lidhen me zgjedhjet.
Lala zbuloi se që gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 200 milionë lekë të vjetra, në shtepinë e një biznesmeni që dyshohet se blinte vota në favor të një kandidati në listën e hapur të PS-së.
“Prokuroria ka raportuar çështjet, janë mbi 35 raste që janë procedime penale, kryesisht në fushën e korrupsionit apo vepra të tjera penale, që lidhen me zgjedhjet dhe po hetohen. Janë raportuar arrestime, që kanë të bëjnë me babain e një deputete të PSD, në Fier, ka patur disa persona të tjerë në Kukës për PSD, ndërkohë që çështjet më të rëndësishme që duhen parë, lidhen me qarkun e Elbasanit.
Është një çështje që gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 200 milionë lekë të vjetra, në shtepinë e një biznesmeni që dyshohet se blinte vota në favor të një kandidati në listën e hapur të PS, por ai ka pretenduar që janë para për shkak të aktivitetit të biznesit. SPAK ka dyshime se do të përdoreshin për shitblerje votash, ndaj ka patur kontrolle në disa baza ose banesa dhe kontrolle personale të disa personave. Them është rast interesant, sepse përgjimet janë lidhur më pas me shumën e parave, por nuk ka persona të arrestuar.
Po ashtu ka patur disa zhvillime, sa i përket Shkodrës, ka patur kontrolle, marrje celulari të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, që është i PS, ndërkohë ka patur kontrolle në baza dhe banesa të personave që dyshohen për krim zgjedhor. Nuk ka të arrestuar por mendoj se ka interes si çështje dhe po kqyren celularët.
Kemi rastin e Kavajës, Elvis Rroshi, ish kryetari i Bashkisë së Kavajës, e dimë që ka kaluar nga njëra forcë politike te tjetra. Kushëriri i tij kandidonte për PD. Në këtë rast policia ka bërë referim për krim zgjedhor.
Ajo që kam konstatuar me shqetësim, ka të bëjë me faktin që Policia e Shtetit, nuk ka qenë bashkëpunuese pavarësisht se është shfaqur si e tillë në sipërfaqje dhe ka referuar kryesisht, raste që lidhen me opozitën. Kështu e kam parë çfarë ka bërë policia në raport me këto zgjedhje.
A ka patur shitblerje të votës? Këtë e besoj dhe shifrat e tregojnë. A ka patur përdorim të administratës në zgjedhje? Ky është fakt i njohur botërisht, mjafton të shohësh fushatat, përdorimin e automjeteve të ministrave, asfaltet elektorale, por jo domosdoshmërisht janë në kompetencën e SPAK.
Kam pritur shumë më tepër për task forcën e zgjedhjeve. Kishte marrëveshje mes institucioneve dhe mund të kishte arrestime në flagrancë. Por duhet të kemi parasysh që krimin zgjedhor mund të ndëshkohet edhe më vonë. Megjithatë besoj se do të ketë të ndëshkuar”,-tha Lala./CNA
Pas një operacioni të koordinuar dhe intensiv është bërë e...
GJKKO ka vendosur sot lënien në fuqi të masës së sigurisë ...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Raportohet se në kuadër të hetimeve për çështjen e zjarrit...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka fituar ...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Leonard dhe Er...
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim penal për abuzim fin...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 23 vatra ...
Avokati i Sali Berishës ka bërë një deklaratë për mediat n...
Seanca për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme është ...
Vijon zjarri i përmasave të mëdha në Devoll. Fillimisht zj...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kjo fundjavë ka sjellë një numër të lartë lëvizjesh për sh...
Zjarri përfshin një sipërfaqe në malin e Moravës, pjesë e ...
Pasditen e kësaj të diele është riaktivizuar vatra e zjarr...
Këtë të diel, përfaqësues nga institucionet e vendit kanë ...
Dita e sotme përkon me 1-vjetorin e jetëndërrimit të Mitro...
Përveç periudhës së rrezikut nga zjarret gjatë verës, efek...
Aksioni kombëtar që ka nisur edhe në Shkodër për lirimi...
Trupa gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit ka rrëz...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...