Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, me zë dhe figurë denoncoi Lulzim Bashën, se është i përfshirë në një aferë korruptive që ka lidhje me projektin e Portit të Durrësit.
Berisha tha se Basha është aksioner me kryeministrin Edi Rama në atë projekt.
“60 për qind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, është shprehur Berisha.
Pas këtij denoncimi pati edhe reagime. Një reagim ka ardhur edhe nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili doli për të treguar se Basha s’ka asnjë lidhje, por përfundoi duke rreshtuar shkeljet e duke folur për korrupsion dhe duke nënvizuar mungesën e të dhënave mbi aksionerët e vërtetë.
“Pse kompania ndërkombëtare Emmar nuk ka ardhur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Shqipëri, por nëpërmjet një kompanie të regjistruar në Ishujt Kajman? Edhe këto janë pyetje që mbeten pa përgjigje. Emri i kësaj kompanie me reputacion ndërkombëtar, jo vetëm do t’i jepte siguri realizimit të këtij projekti, por do të ishte një markë e mirë për të garantuar suksesin e projektit në praktikë. Ndërkohë, nuk mund të mohohet rreziku që ekziston për pastrimin e parave nëpërmjet kompanive të regjistruara në parajsa fiskale, aksionarët e të cilës mbeten enigmatikë. Pra, shteti shqiptar nuk do të ketë asnjë informacion se si do të ndryshojnë aksionarët e kompanisë mëmë. Është fakt se sipërmarrësi privat ka ofruar vetëm 80 mln euro nga kapitalet e tij dhe 80 mln euro nga kreditë bankare, pra në total 160 mln euro, ndërkohë që paratë e tjera thuhet se do sigurohen nga borxhe, kredi apo investime nga të tretë dhe shitjet në fazë projektimi.
Se kush janë këta të tretë mbetet e paqartë, por nuk është i largët skenari që pastrimi i parave që po bëhet sot në kullat e Tiranës, të përsëritet në rastin e portit të Durrësit”, është shprehur Alibeaj.
Pjesë nga deklarata e Alibeajt:

Kompani e regjistruar në off-shore dhe pastrimi i parave: E keni dëgjuar kryeministrin dhe ministrat të mburren shpesh se po sjellin në Shqipëri një nga investitorët më të mëdhenj të Emirateve të Bashkuara, por pyetja që mund të ngrihet me të drejtë është: cila është arsyeja që një projekt i tillë i jepet një kompanie të regjistruar në off-shore? Pse kompania ndërkombëtare Emmar nuk ka ardhur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Shqipëri, por nëpërmjet një kompanie të regjistruar në Ishujt Kajman? Edhe këto janë pyetje që mbeten pa përgjigje. Emri i kësaj kompanie me reputacion ndërkombëtar, jo vetëm do t’i jepte siguri realizimit të këtij projekti, por do të ishte një marke e mirë për të garantuar suksesin e projektit në praktikë. Ndërkohë, nuk mund të mohohet rreziku që ekziston për pastrimin e parave nëpërmjet kompanive të regjistruara në parajsa fiskale, aksionarët e të cilës mbeten enigmatikë. Pra, shteti shqiptar nuk do të ketë asnjë informacion se si do të ndryshojnë aksionarët e kompanisë mëmë. Është fakt se sipërmarrësi privat ka ofruar vetëm 80 mln euro nga kapitalet e tij dhe 80 mln euro nga kreditë bankare, pra në total 160 mln euro, ndërkohë që paratë e tjera thuhet se do sigurohen nga borxhe, kredi apo investime nga të tretë dhe shitjet në fazë projektimi.
Se kush janë këta të tretë mbetet e paqartë, por nuk është i largët skenari që pastrimi i parave që po bëhet sot në kullat e Tiranës, të përsëritet në rastin e portit të Durrësit.
-Ndarja e aksioneve dhe shpërndarja e dividentit: Marrëveshja përcakton se shteti shqiptar do të ketë 33% të kompanisë së re që do të krijohet, ndërsa sipërmarrësi privat 67%. Ajo që mbetet e pasqaruar është se si është bërë kjo ndarje aksionesh, në një kohë që sic kemi shpjeguar më parë shteti shqiptar ka ofruar 630 milionë euro, ndërsa sipërmarrësi privat do të ofrojë vetëm 160 milionë euro. Nga ana tjetër, thuhet se fitimi i shtetit shqiptar do të vijë nëpërmjet dividentit, pra ndarjes së fitimeve, por duke qenë se jetojmë në Shqipëri dhe skemat me kompani publiko-private që dalin vazhdimisht me humbje nuk janë të panjohura, si do të garantojë shteti që kompania nuk del cdo vit me humbje dhe shteti nuk fiton asgjë. Skemat janë të njohura: marrja e kredive dhe borxheve në shuma të larta, nënkontraktimet me fatura të fryra tej logjikës ekonomike dhe shpërndarja e fitimit nëpërmjet pagave marramendëse të stafit. Megjithëse pra, se në teori thuhet se shteti mund të fitojë 280 mln euro nga ndarja e fitimeve, mundësitë janë të mëdha që shteti të mos fitojë asgjë, pasi kompania do të dalë cdo vit me bilanc negativ.
-Mungesa e plotë e transparencës dhe impakti social: I gjithë ky projekt, i cili do të ketë një impakt të madh ka kaluar në mungesë totale të transparencës me qytetarët dhe publikun. Deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur informacion lidhur me zhvillimin e këtij projekti dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), e ka refuzuar dhënien e informacion me pretendimin absurd të ruajtjes së konfidencialitetit. Ndërkohë, që edhe me qytetarët, shoqërinë civile, komunitetin e qytetit të Durrësit nuk rezulton të ketë pasur asnjë lloj konsultimi apo marrje mendimi. Pra, një projekt, i cili do të ketë impakt mbi gjithë jetën e qytetit dhe qytetarëve, pasi do të sjellë mbylljen e bizneseve të zonës, dëmtimin e bizneseve të ndershme që veprojnë në sektorin e ndërtimit, luhatjet e mëdha në cmimin e pronave të qytetarëve, nuk i nënshtrohet një konsultimi publik, pra për të kuptuar se cfarë realisht duan qytetarët e Durrësit dhe sa dakord janë ata me këtë projekt.
-Cfarë ndodh me portin aktual: Ajo që mungon në dokumentacion e sjellë dhe nuk thuhet asgjëkundi është se si do të realizohet transferimi i portit të Durrësit në Porto Romano? Cfarë kosto ka ky transferim? Kush i përballon këto kosto? A do të sjellë kjo kosto të rritura për qytetarët dhe bizneset? Qeveria nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këto pyetje, por ajo që dihet është se vetëm projekti ka kushtuar 10 mln Euro, ndërkohë që zëra të pavarur ekspertësh thonë se transferimi i portit në Porto Romano mund të kushtojë deri në 1 miliard Euro. Pra, kush i merr përsipër këto kosto dhe a i ka kalkuluar qeveria shqiptare këto kosto shtesë për realizimin e projektit të Portit të Durrësit?
Krahas asaj që e përmendëm më lart, pra shteti ofron 630 milionë euro pasuri dhe të drejta, shteti do të përballojë kosto e transferimit, kostot e shpronësimeve, kosto e shërbimeve ligjore dhe kosto e depozitimit të mbetjeve. A ka një përllogaritje të të gjitha këtyre kostove dhe nëse po, cila është leverdia ekonomike nga realizimi i këtij projekti? Asnjë pronar privat toke nuk do të pranonte të hiqte dora nga prona e tij në mënyrë që të dilte me humbje. Si është e mundur atëherë që këtë e bën pronari shtet?
-Procedura e përshpejtuar parlamentare: Pyetjet dhe paqartësitë e mësipërme meritojnë një debat të gjërë publik dhe parlamentar, në mënyrë që të merrnin përgjigje shteruese. E megjithëse ka kaq shumë pyetje dhe kundërshti, qeveria ka zgjedhur ta kalojë këtë projektligj me një diskutim minimal 2-ditor. Është e qartë se kjo përpjekje e qeverisë ka për qëllim që të kalojë pa debat, pa transparencë, pa llogaridhënie një projekt në kundërshtim me Kushtetutën, MSA-në, ligjet shqiptare dhe interesin publik./CNA.al
Monika Kryemadhi, deputete e LSI-së, i është rikthyer sëri...
Kryeministri Edi Rama pas nënshkrimit të 21 marrëveshjeve ...
Prokurorja e Elbasanit, Edlira Bako, ditën e sotme është k...
Në përfundim të mbledhjes mes dy qeverive, u mbajt edhe ce...
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi...
Shijak/Informacion paraprak: Rreth orës 10:15, në Lagjen ...
Numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin anglez për të mbërr...
“Kemi parë rezultate nga marrëveshjet e 'Ballkanit të Hapu...
Në Shkup, ku po mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeveri...
Fiqiri Dani emërohet shef i Komisariatit të Policisë P...
Ka nisur në Shkup, mbledhja e përbashkët mes qeverisë së S...
Sekuestrohen armë zjarri, drogë, shuma parash, peshore ele...
Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi ...
Serat me kanabis nuk janë më vetëm ekskluziviteti i Lazara...
Sot mbahet në Shkup mbledhja e përbashkët mes qeverisë së ...
I ftuar në “Review” për të folur për serat me kanabis ...
Adilja në rubrikën “Shihemi në Gjyq" në "Tv Klan", ka ...
Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, ka dhënë një kësh...
Drejtori i KESH, Ergys Verdho, ka zbuluar planin për e...
Më datën 4 tetor, megjithëse është e paparë dhe e padë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...