Shkrime denigruese për zyrtarët e policisë/ Lirohet gazetari dhe punonjësja e AMP-së
Të dielën, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "detyrim...
Televizioni italian “Rai 3” do vijojë me publikimin e investigimit të radhës ku hidhen akuza për lidhjen e fortë të qeverisë shqiptare me krimin dhe korrupsionin, si dhe kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.
Në emisionin e sotëm pritet të publikohet edhe intervista e regjistuar me kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë, ish-zvkryeministri Arben Ahemtaj ka dhënë një intervistë për median italiane, konkretisht për Giorgio Mottola, ku denoncon se kryeministri Edi Rama takohej me bosët e karteleve mafioze në zyrën e tij.
“Kam takuar drejtues mafioz në zyrën e tij në godinën e qeverisë, i kam parë.
Rama i takon edhe në zyrën e tij, në sallën e mbledhjeve, të cilën e përdor brenda kryeministrisë. Unë nuk kam marrë pjesë kurrë sepse nuk kam pranuar asnjëherë të jem i përfshirë”, është shprehur ish-zvkryeministri.
Ahmetaj pretendon se marrëdhëniet ndërmjetësohen nga një sipërmarrës nga Durrësi, Ergys Agasi, një biznesmen, në sektorin e duhanit dhe djali i një ish-deputet i fuqishëm socialist.
“Grupet kriminale marrin kontrata, pastrojnë paratë në Shqipëri me ndërtim. Ata koordinohen me Edi Ramën.
Është një person që jeton në Durrës, afër klaneve të Durrësit. Tani ai është bërë koordinator i të gjithë grupeve për hesap të Ramës. Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet”, mësohet të ketë thënë Ahmetaj.
Shkrimi i plotë:
Giorgia është e bindur se akuzat e qeverisë për bashkëpunim e Ramës me mafian shqiptare janë propagandë e pastër.
Megjithatë, kryeministrja rrezikon të djegë dorën në zjarr. Në hetimin “Fshati shqiptar” të cilin “Report” do ta transmetojë sonte, ne kemi mbledhur dëshminë e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës.
Një vit e gjysmë më parë ndaj tij ishte paralajmëruar urdhër-arresti për korrupsion në një hetim për inceneratorë që bënë gjysmën e qeverisë të dridhej. Për të shmangur burgun, Ahmetaj u arratis në Zvicër dhe nga një një njeri i besuar i Ramës, tashmë është një nga më akuzuesit e tij. Ahmetaj zbuloi rolin jetësor të mafies në ekonominë dhe politikën shqiptare: “Grupet kriminale marrin kontrata, pastrojnë paratë në Shqipëri me ndërtim. Ata koordinojnë me Edi Ramën”, u shpreh ai.
Sipas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit të arratisur, Rama do të kishte marrëdhënie direkte me krerët e klanit.
“Kam takuar drejtues mafioz në zyrën e tij në godinën e qeverisë, i kam parë pothuajse të gjithë, personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani...”, tha thënë Ahmetaj.
Ahmetaj pretendon se marrëdhëniet ndërmjetësohen nga një sipërmarrës nga Durrësi, Ergys Agasi, një biznesmen, në sektorin e duhanit dhe djali i një ish-deputet i fuqishëm socialist.
Në intervistën e gjatë për "Report", Rama hedh poshtë ankesat duke e cilësuar si të pabesueshëm ish-krahun e tij të djathtë:
“Njerëzit të mos merren seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia". Mirëpo pak kohë më parë në zyrën e Ramës u zhvillua një mbledhje, nga e cila "Report" mund t'i tregojë bosët mafiozë aty.
Unë kam parë me sytë e mi prova fotografike, në të cilat mori pjesë Luftar Hysa, i konsideruar nga autoritetet kanadeze si një nga ricikluesit kryesorë të “Kartelit Sinaloa”.
Dy muaj pas bisedës me kryeministrin shqiptar, biznesmeni mori licencën për të hapur një kazino në një hotel luksoz në Vlorë. “E pashë një herë dhe më pas kurrë”, është mbrojtja e Ramës. Shqipëria nuk është tokë e lakmuar vetëm për klanet mafioze shqiptare.
Vitet e fundit kanë kërkuar shumë sipërmarrës italianë pasuri përtej Adriatikut. Mes tyre edhe Massimo D'Alema. “Report” zbuloi se vitin e kaluar ish-kryeministri hapi një firmë lobimi A&I në Tiranë, ku deri pak muaj më parë kompanitë e reja nuk paguanin asnjë taksë.
“Në Shqipëri merren me kriptovaluta”, thotë Ahmetaj. E pyetur nga Report, D'Alema e mohon. Në Tiranë, megjithatë, në vitin 2019 hapi dyert “Consulcesi Tech”, një kompani që inauguroi një fond të specializuar për investime në kriptovaluta në Maltë.
“Consulcesi” i referohet Massimo Tortorella, ish-partner i D’Alemws në kantinën e tij. Në vitin 2019, D'Alema dhe Rama pagëzuan së bashku fillimin e aktiviteteve në Tiranë nga Consulcesi Tech, duke marrë pjesë në një konferencë./CNA

Të dielën, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "detyrim...
Avokati ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngj...
Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministr...
“Mos shko në Shqipëri, nuk është vend i sigurt”. Kjo ishte...
Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka ndarë lajmin e hidhur p...
Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemi...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti është sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar heshtjen e ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka hedhur akuza të fort...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar s...
Zëvendës-kryetyari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti...
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka folur për çështjen ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit...
Analisti Lutfi Dervishi e konsideron të papranueshme d...
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar sërish për dhun...
Familjarët e Danjel Frahollit bëjnë thirrje për ndihmë fin...
I është dhënë sot lamtumira e fundit, poetit të mirënjohur...
Humb betejën me sëmundjen e rëndë gruaja e mjekut Trit...
Një protestë në mbrojtje të familjes është zhvilluar të sh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...