Nisma e PS-së, SHBA e BE këmbëngulin në nevojën e një procesi gjithëpërfshirës
Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë në bazën e Pashalimanit.
Balluku është shprehur se kjo qeveri do ta çojë industrinë detare në një nivel tjetër. Numri 2 i qeverisë deklaroi se personeli i Autoritetit Portual të Durrësit ka përfunduar një trajnim të rëndësishëm.
Në vitet në vazhdim, Ballku theksoi se do të nisë iniciativa me rëndësishme për ndërtimin e porteve siç është triporti.
Po ashtu do të krijohet njësia më e madhe detare në Ballkanin Perëndimore.
Fjala e plotë e Ballukut
Siguria portuale, certifikohet personeli i Autoritetit Portual Durrës
Ka përfunduar trajnimi i personelit të Autoritetit Portual Durrës, të cilët në bashkëpunim me Forcat Detare në bazën e Pashalimanit, zhvilluan kursin bazë të zhytjes dhe kursin për mjetet e vogla lundruese të sigurisë portuale. Një hap që ndikon në rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë portuale.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në bazën e Pashalimanit, ku u zhvillua edhe ceremonia për certifikimin e personelit të portit të Durrësit të cilët ishin pjesë e trajnimit të zhvilluar.
Në fjalën e saj, Balluku vlerësoi bashkëpunimin mes Forcave Detare dhe agjencive të tjera që operojnë në det, duke theksuar se përballimi me sukses i sfidave që paraqiten sjell edhe nevojën për një bashkëpunim gjithëpërfshirës mes të gjitha agjencive.
“Më vjen mirë që Qendra Stërvitore e Forcës Detare vijojë të trajnojë personelin e të gjitha agjencive shtetërore me interesa në det, ashtu siç ka bërë me Policinë e Shtetit, kemi realizuar dhe kemi përmbyllur një trajnim shumë të rëndësishëm me personelin e Autoritetit Portual të Durrësit. Suksesi në përballimin e çdo sfide vjen vetëm përmes rritjes së gatishmërisë kolektive dhe nuk ka më mirë se një Forcë Detare dhe Roje Bregdetare që operojnë në sintoni me portet që po njohin një rritje të numrit të pasagjerëve dhe të volumeve të mallrave”, u shpreh Balluku.
Drejtori i Autoriteti Portual Durrës, Pirro Vëngu bëri të ditur se këtë vit janë certifikuar 7 punonjës, ndërsa në total falë bashkëpunimit me Forcat Detare edhe gjatë vitit të kaluar, numri i personelit të trajnuar shkon në total 120. “Sot është një ekip prej 7 vetash me 4 pëlumbarë që do të shtohen, si pjesë e vendimit të Qeverisë, edhe për patrullimin nënujor në Porto Romano dhe tre drejtues të mjetit detar do ti shtohen patrullës të portit të Durrësit, pasi do kemi dy ekipe patrulluese për të mbuluar të dyja portet sipas detyrimeve ligjore”, tha Vëngu.
Kundëradmiral Adnan Agastra në fjalën e tij nënvizoi se Forca Detare është gjithmonë e gatshme për të dhënë eksperiencën e saj edhe në agjencitë e tjera.
Pjesëtarët e ekipit të Autoritetit Portual Durrës zhvilluan një ushtrim demonstrues, ndërsa në përfundim u shpërndanë edhe certifikatat./ CNA
Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit...
Analisti Lutfi Dervishi e konsideron të papranueshme d...
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar sërish për dhun...
Familjarët e Danjel Frahollit bëjnë thirrje për ndihmë fin...
I është dhënë sot lamtumira e fundit, poetit të mirënjohur...
Humb betejën me sëmundjen e rëndë gruaja e mjekut Trit...
Një protestë në mbrojtje të familjes është zhvilluar të sh...
Vijon të jetë e njëjtë gjendja shëndetësore e avokatit Sok...
Në Gjykatën e Tiranës ka nisur mëngjesin e sotëm seanc...
Me rastin e 1 Qershorit, ditës së fëmijëve, një grup t...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për dy të arrestuarit...
Nëse keni kaluar pak kohë në "TikTok" kohët e fundit, ...
ALO 116-111: 1 QERSHORI E GJEN SHQIPËRINË ME MË SHUMË RAST...
Të pyetur nga Barometri për vlerësimin që kanë për punën e...
Takimi i kryeministri Edi Rama në Britaninë e Madhe ës...
Problemet kryesore të vendit, kanë qenë në fokus të Barome...
Kryeministrja Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë jav...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në tubimin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryeministr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...