EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Nëse keni kaluar pak kohë në "TikTok" kohët e fundit, me siguri keni vërejtur një trend të ri që po merr hov të madh: "TikTok"-erët po vijnë në Shqipëri për të përmirësuar pamjen e tyre. Shqipëria është bërë një qendër e re për ndërhyrje estetike, turizëm dentar dhe rregullime të ndryshme në sallonet e bukurisë. Nga vetullat perfekte e deri te një buzëqeshje e bardhë e ndritshme, Shqipëria po ofron gjithçka që nevojitet për të arritur pamjen ideale.
Në aeroportin “Nënë Tereza”, është e zakonshme të shohësh turistë të huaj me fashime të hundës apo me shenja të tjera që tregojnë se kanë kryer ndërhyrje estetike. Bordet e avionëve që fluturojnë nga Shqipëria ngjajnë me ato të Turqisë, të mbushura me pasagjerë që kanë kryer transplante flokësh. Çmimet shumë ekonomike krahasuar me vendet e tjera kanë bërë që Shqipëria të tërheqë turistë që kërkojnë përmirësimin e pamjes së tyre.
Në vitet e fundit, klinikat estetike në Shqipëri kanë parë një rritje të madhe në popullaritet. Profesionistët shqiptarë të estetikës ofrojnë shërbime me çmime shumë më të ulëta krahasuar me ato në vendet perëndimore. Duke përfshirë gjithçka, nga mbushja e buzëve e deri te procedurat më të sofistikuara si rinoplastika. Shumë "TikTok"-erë po ndajnë eksperiencat e tyre pozitive, duke treguar rezultate të pabesueshme dhe përvoja të shkëlqyera shërbimi.
Julie Theis, një "TikTok"-ere e njohur, tregon në kanalin e saj se Shqipëria është një parajsë për femrat: “Këtu ka një sallon për flokët dhe thonjtë kudo, në çdo hap, me çmime super të lira. Botoks, filler procedura që kushtojnë sa një e treta e çmimeve në Amerikë. Kur të zbres në Amerikë, do jem krejtësisht një njeri i ri.”
Hashtaget si #beautytourism dhe #Albania kanë grumbulluar mbi 230 video së bashku, ku influencerë të ndryshëm flasin për çmimet e lira, procedurat e ndryshme dhe u përgjigjen pyetjeve të komentueseve se sa të sigurt ndihen për të kryer këto procedura në Shqipëri.
Magi Brut, një amerikane nga Çikago, tregon se iu desh të merrte një “kthesë” nga pushimet e saj në jug të Italisë: “Do qëndroja në Itali për një javë, por teksa po kërkoja për sallone bukurie afër meje, më dolën edhe ato që ishin në Tiranë, Shqipëri. Teksa po kërkoja më shumë për kuriozitet, pashë sallone dhe klinika me çmime super të lira, procedura që kushtojnë shumë herë më pak se në Amerikë apo edhe në Itali ku ndodhesha. Preva biletën dhe rezervova takimet. Tani jam kaq e lumtur, mendoj se faqet e para që më dolën ishin fat.”
Një tjetër arsye që shumë "TikTok"-erë po vizitojnë Shqipërinë është turizmi dentar. Me çmime shumë konkurruese dhe cilësi të lartë të shërbimeve dentare, Shqipëria ka tërhequr pacientë nga e gjithë bota. Nga pastrimi dhe zbardhimi i dhëmbëve deri tek implantet dentare, dentistët shqiptarë përdorin teknologji të avancuar dhe kanë një përkushtim të lartë ndaj klientëve të tyre.
Marta, një "nomade" digjitale që shpesh publikon video në "TikTok" për jetën e saj këtu, tregon eksperiencën e saj te dentistët në Tiranë: “Dhëmbët e mi do ndryshojnë plotësisht. Stafi ishte kaq i mirë dhe këtu jo vetëm që po marr shërbim të lirë, por edhe shumë më cilësor,” shprehet ajo.
Burimet nga klinikat thonë se gjysma e klientëve janë shqiptarë dhe gjysma tjetër të huaj.
Disa nga procedurat kirurgjikale më të kërkuara përfshijnë:
Lipoaspiracioni (liposuksioni): Procedurë për heqjen e yndyrës së tepërt nga zona të ndryshme të trupit si abdomeni, beli, gjinjtë dhe kofshët.
Rinoplastika: Ndërhyrje për ndryshimin e formës së hundës për të përmirësuar pamjen e fytyrës.
Face Lift: Ndërhyrje për të zbutur rrudhat dhe për të kthyer një pamje më të re të fytyrës.
Rritja e gjoksit: Ndryshimi i madhësisë së gjoksit përmes implanteve ose transferimit të yndyrës së trupit.
Abdominoplastika: Procedurë për heqjen e qelizave të tepërta të lëkurës dhe yndyrës nga zona e barkut.
Transplantimi i flokëve: Për persona me humbje të dukshme të flokëve, transplantimi i flokëve është një opsion, ku kërkesat janë kryesisht nga të huaj.
Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar për ata që kërkojnë të përmirësojnë pamjen e tyre me cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme, duke e vendosur veten si një pikë referimi në hartën globale të turizmit të bukurisë./Monitor
ALO 116-111: 1 QERSHORI E GJEN SHQIPËRINË ME MË SHUMË RAST...
Të pyetur nga Barometri për vlerësimin që kanë për punën e...
Takimi i kryeministri Edi Rama në Britaninë e Madhe ës...
Problemet kryesore të vendit, kanë qenë në fokus të Barome...
Kryeministrja Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë jav...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në tubimin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryeministr...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se po përgatit...
Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm ka hequr...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka evidentuar skemë...
Dritan Nano dhe një prej autorëve, Dorian Alia do të dalin...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka ngri...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti, ka kome...
Megjithëse dimri i sivjetëm mban rekordin e reshjeve t...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmar...
Një tjetër padi është dorëzuar në SPAK ndaj kryebashkiakut...
Prindërit pensionistë të Redi Mollës, drejtorit të arrestu...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkuar këtë të...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Kastriot...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...