
Ditën e nesërme në Gjykatën Administrative do të zhvillohet seanca për padinë e bërë ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado, nga kryebashkiaku i arrestuar për 13 akuza të rënda, Erion Veliaj. Seancë në të cilën, CNA ka mësuar se Erion Veliaj do të jetë i pranishëm. Njeriu që nuk shkon të përballet me drejtësinë në Gjykatën Penale do të shkojë në gjyq administrativ.
I njëjti person, në vitin 2016 rrethonte Gjykatën Administrative për interesa të caktuara. Nesër do të jetë i pranishëm në seancë në gjykatën që rrethonte 10 vite më parë. Pyetja që lind është: A do ta rrethojë dhe nesër Gjykatën Administrative, Erion Veliaj?
Kryebashkiaku i akuzuar për 5 vepra të rënda penale, po shkon në Gjykatën Administrative, gjoja për parime, për të “rrethuar” prokurorët. Ndërkohë që në 2016 rrethonte Gjykatën Administrative për interesa të caktuara, sot po e rrethon për interesa personale.
Në maj të vitit 2016, Erion Veliaj, në atë kohë kryebashkiak i Tiranës rrethoi Gjykatën Administrative duke organizuar një miting përpara se ky institucion të jepte vendimin, në lidhje me padinë e bërë nga një kompani ndërtimi për punimet në një pallat në kryeqytet.

Në atë kohë, Gjykata Administrative u detyrua të shtynte dhe vendimin për shkak të presioneve që vinin nga jashtë. Tani po e bën presionin direkt dhe nga brenda gjykatës. Kryebashkiaku Veliaj 10 vite më parë deklaronte se gjyqi në Administrative ishte i shitur dhe kërkonte dorëheqjen e gjykatës.
“Gjyqi është i shitur të kërkojmë të marrim drejtësi. Të jemi të gjithë bashkë të kërkojmë të ndryshohet trupi gjykues dhe të na caktojnë një tjetër datë për të mbajtur seancën, gjykata të japë dorëheqjen është familje e betonit”, deklaronte Veliaj në maj të vitit 2016.
Ndërkohë që tani flet ndryshe. Nuk e ka betejën me gjykatësit, por me prokurorët, për hallin e tij personal.
I njëjti njeri që ka deklaruar se duhet të mbështetet SPAK-u, e që më pas ka bërë një mijë e një sulme e akuza ndaj SPAK-ut, dikur rrethonte Gjykatën Administrative ndërsa nesër po shkon në këtë gjykatë për padinë e bërë nga ai vetë. Është po ky njeri që nuk shkon në gjykatë për hallet e tij penale./CNA
Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se nesër do të shoqërojë ...
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është transferuar ...
Në Kuvend vijojnë tensionet dhe debatet e ashpra mes mazho...
Seanca plenare është ndërprerë pas tensioneve në Kuvend. D...
Në reagim ndaj paralajmërimit të Ambasadës së Shteteve të ...
Seanca plenare vijon në Kuvend, ndërsa është shoqëruar me ...
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar masën e pezullimit nga detyra...
Pas një njoftimi të bërë më 1 prill nga Ambasada Amerikane...
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar një ditë pas paral...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar sot seanca e radhës ...
I pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, njëkohësisht avokat...
Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga opozita...
Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mbi paralajmërim...
Ka një lloj ironie që nuk e shpik dot as satira, në rastin...
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, N...
Jamarbër Malltezi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatë...
Ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur...
Ditën e sotme në Kuvend zhvillohet seanca plenare e radhës...
Kompensim në masën 100 lekë për litër për një periudhë 6 m...
Gazetari Bledian Koka në një studio televizive ka folur pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...