Ngjarja në Pogradec/ Flasin tregtarët pranë lokalit: Nuk konfliktohej me njeri
Punonjësit e bizneseve pranë lokalit ku punonte Egli Proga...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat i ka drejtuar 7 pyetje kryeministrit Edi Rama në lidhje me 224 mijë m2 tokë në Gjipe të cilën lideri i opozitës e quan grabitjen më të madhe të pronës në 32 vite.
Sipas Berishës, Rama dhe familja Koleka kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument zyrtar shpronësimi, 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.
Në lidhje me këtë çështje, Berisha i është drejtuar kryeministrit me 7 pyetje.
Deklarata e plotë e Berishës
Me heshtjen e tij si fija e barit, hajduti Edvin Gjipeja ka pranuar se ai dhe familja Koleka kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument zyrtar shpronësimi, 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.
Ai pranoi në këtë mënyrë se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 m2 tokë, ndërkohë që dokumentet faktojnë se nëna e tij e ndjerë ka qenë palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë.
Edi Gjipeja nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë m2 tokë që ai ka marrë ndodheshin ashtu siç deklaroi ai, diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por ai me heshtjen e tij pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ajo tokë ndodhej diku lart në rripa malesh dhe shumë larg vijës së bregdetit, ndërkohë që është faktuar nga gazetarë investigativë se 13.300 m2 të kësaj toke të plaçkitur ndodhen ndër rrugën Vlorë-Himarë dhe zbresin gjer në buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar.
Për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë m2 tokë, që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj të serial vrasësit, Pëllumb Gjokës në Velipojë, sot kam edhe disa pyetje të tjera për Edvin Gjipenë.
1-Pse ATP e Artan Lames, mikut tënd dhe kadastra e Vlorës morën vendim për mosnjohjen e pronësisë së 224 mijë m2 tokë të Gjipesë si tokë të nënës suaj të ndjerë, të trashëguar nga babai i saj apo gjyshi yt Petro Koleka? Ju mungonin ju dokumentet apo e bënë se kishin inate me ju?
2-A është e vërtetë se ATP nuk zbardhi vendimin e refuzimit të njohjes dhe kthimit të pronës nënës suaj të ndjerë, sipas teje trashëgimi e gjyshit tënd Petro?
3-A ke bërë presion ti mbi Artan Lamen që vendimi i refuzimit nga ATP të kërkesës së nënës suaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj të mos zbardhej me qëllim që të fshiheshin arsyet e refuzimit?
4-Si ka mundësi, që siç thuhet, ATP nuk është paraqitur fare në gjykatë për të mbrojtur vendimin e vet të refuzimit të kërkesës së mamasë suaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj? Munguan nga frika apo i keni porositur ju?
5-A është shkarkuar ndonjë drejtoreshë e hipotekës së Vlorës se ka refuzuar të regjistrojë tokën prej 224 mijë m2 të nënës suaj të ndjerë, të trashëguar siç pretendoni ju nga i ati i saj, pra gjyshi juaj Petro Koleka dhe njerëzit e tij?
6-Nga viti 1999 gjer në vitin 2005, ju (Edi Rama) keni qenë ministër dhe kryetar bashkie. A paraqiti nëna juaj e ndjerë apo kushërinjtë e saj Kolekët e tjerë ndonjë dokument për marrjen e kësaj toke në komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronës, të emëruar nga Partia Socialiste? Ne rast se po, çfarë përgjigje kanë marrë? Në rast se nuk kanë paraqitur, pse nuk paraqiten dokumentet apo kërkesën pranë organeve të emëruara nga Partia Socialiste apo pritën momentin që djali të bëhej kryeministër?
7-Së fundi, specialistet çmojnë se për krijimin e bazës ligjore të rreme për marrjen e 224 mijë m2 tokë, ke firmosur 7 vendime qeverie dhe ke ndryshuar 2 ligje të lidhura me problemet e pronësisë. Nga kjo, vetiu lind pyetja, cila është e vërteta e këtyre 7 vendimeve të qeverisë dhe ndryshimeve të dy ligjeve? Sa prej tyre lidhen pikërisht me pronësimin tuaj dhe klanit Koleka me 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të bregdetit shqiptar që është Gjipeja dhe kanioni i saj i njohur e me famë botërore.
Qytetarët shqiptarë presin përgjigje, por hajduti i Gjipesë do vazhdojë të heshtë si fija e barit. Pas këtyre do të ketë pyetje të tjera dhe të vërtetën do ta nxjerrim në shesh./ CNA
Punonjësit e bizneseve pranë lokalit ku punonte Egli Proga...
Shqipëria ka mbyllur Lojërat Olimpike të Parisit me dy...
PD ka kallëzuar në SPAK zëvendëskryeministren dhe mini...
Pas skandaleve të njëpasnjëshme në Bashkinë e Tiranës,...
Avokatja dhe aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Tea...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatë...
Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen ...
Delegacioni i Shqipërisë është mirëpritur në Rinas pas për...
Jemi vetëm dy ditë larg çeljes së edicionit të 18 të F...
Këtë mëngjes ka rënë intensiteti i flakëve në Malin e That...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: Kompensimet, nga ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeba...
Forcat e Komisariatit si dhe skudra “Shqiponja” kanë k...
Vazhdon të jetë alarmante situata e zjarrit në Prespë,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se shteti elek...
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, së bashku me drejtues e ...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatë...
Shpati i malit mbi fshatin Luzat të Tepelenës është përfsh...
Një tjetër denoncim i ardhur në redaksinë e SYRI-t, tr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...