EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

GJKKO ka lanë në burg 3 persona, ndaj një tjetri ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ ndërsa për një tjetër detyrim paraqitje pasi akuzohen se kanë ndikuar për lehtësimin e masës së një të dënuari në Korçë.
Konkretish është caktuar masa ‘arrest me burg’ për personin nën hetim N.H; B.K dhe N.J.
U caktua masa e sigurimit personal “Arresti në shtëpi”, ndaj shtetasit D.K (N.) si dhe është urdhëruar personi nën hetim D.K (N) të mos largohet nga banesa e saj.
Këta persona akuzohen se kundrejt një shume prej 5 mijë eurosh kanë ndërhyrë pranë Gjykatës së Apelit të Korçës për të lehtësuar masën e sigurisë së një shtetasi.
Njoftimi i gjykatës:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 18.12.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personave nën hetim N.H, N.J, D.K, D.T dhe B.K të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale, si dhe caktimin ndaj personit nën hetim A.K të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.
2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Elsa Ulliri, bazuar në nenin 244 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 137 Akti, datë 25.12.2023, ndër të tjera vendosi:
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim N.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.
3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.
4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim N.J, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.
5. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim D.K (N.) e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal.
6. Urdhërohet personi nën hetim D.K (N) të mos largohet nga banesa e saj, e ndodhur në lagjen në Korçë, në adresën: Rr. “******”, Nd. ***, **.*.
7. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim D.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
8. Urdhërohet personi nën hetim D.T të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
9. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim A.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K.Penal.
10. Urdhërohet personi nën hetim A.K të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të martën e fundit të çdo muaji, ora 13.00.
11. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore urdhërohen të kontrollojnë respektimin, ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
12. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e marrjes dijeni.
3. Pasi është bërë ekzekutimit i masës së sigurimit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale më datë 26.12.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 140 Akti, datë 27.12.2023, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim N.H me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
3. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.K me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
4. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim N.J me vendimin Nr. 137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
5. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi” të dhënë ndaj personit nën hetim D.K (N) me vendimin Nr. 137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
6. Urdhërohet personi nën hetim D.K (N) të mos largohet nga banesa e saj, e ndodhur në Korçë, në adresën: Rr. “*****”, Nd. **, h.*.
7. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të dhënë ndaj personit nën hetim D.T me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
8. Urdhërohet personi nën hetim D.T të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
9. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të dhënë ndaj personit nën hetim A.K me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
10. Urdhërohet personi nën hetim A.K të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
11. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.
12. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit./ CNA
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu gjatë ceremonis...
Policia e Shkodrës ka bërë bilancin e punës 2-javore. ...
Sekretari i departamentit juridik, Çlirim Gjata, ka fo...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë ...
GJKKO ka shtyrë sërish vendimin për ish-kryeministrin ...
CNA ka kryer një verifikim dhe rezulton se nuk janë të gji...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për dy punonjës t...
Për vendimin e Gjykatës së Lartë për kthimin edhe një ...
Faqet e disa prej institucioneve të larta në Shqipëri kanë...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) in...
Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo,...
Gjykata e Lartë ka kthyer në Apel çështjen e logos dhe...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontro...
Ish-ministri Fatmir Mediu, pas seancës për çështjen “G...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se është i ve...
GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berishë...
Shkëlzen Berisha ka dëshmuar sot për herë të parë në G...
Para Gjykatës së Lartë po zhvillohet protesta e opozitës, ...
Shkëlzen Berisha ka komentuar për herë të parë masat e...
Ditën e sotme Shkëlzen Berisha do të dëshmojë në GJKKO...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...