Bllokimi i Librazhd-Përrenjas/ Kreu i Shërbimit Gjeologjik: Faktori kryesor, mbingopja e strukturës
Kreu i Shërbimit Gjeologjik, Adrian Bylyku, ka dhënë një p...

Në një letër të përbashkët dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera vendore përgjegjëse për mjedisin, 26 organizata mjedisore kanë kërkuar marrjen e masave urgjente për të parandaluar ndërhyrjet e dëmshme mjedisore në lumin Shkumbin dhe zonat përreth tij, që po kryhen në kuadër të punimeve për rrugën Elbasan–Librazhd–Bushtricë.
Në kushtet e rrëshqitjeve të fundit të dheut në aksin nacional Librazhd–Bushtricë dhe ndërprerjeve të qarkullimit në juglindje të vendit, shqetësimet e mjedisorëve lidhur me këto ndërhyrje në brigjet e lumit Shkumbin janë përforcuar edhe më shumë.
“Kjo ngjarje e fundit përforcon shqetësimin tonë të ngritur më parë lidhur me ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin”, shkruan deklarata e përbashkët e 25 organizatave vendase në mbrojtje të mjedisit.
“Punimet kanë ndryshuar morfologjinë natyrore të lumit, kanë ulur shtratin dhe kanë rritur dinamikën e rrjedhës, duke destabilizuar brigjet dhe tokat përreth”, vijon deklarata e aktivistëve mjedisorë.
Një nga kantieret më të rëndësishme të projektit të Korridorit VIII konsiston pikërisht në rrugën Elbasan–Librazhd, ku prej dy vitesh po punohet për ndërtimin e dy tuneleve me një gjatësi prej 1.1 km. Qeveria e ka konsideruar këtë projekt si një arterie të rëndësishme qarkullimi, e cila do të çlirojë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.
Gjithsesi, mjedisorët kërkojnë të parandalojnë degradimin e mëtejshëm të mjedisit dhe të lumit Shkumbin, që vjen si pasojë e punimeve të fundit në brigjet e lumit, duke kërkuar respektimin e kuadrit ligjor mjedisor dhe ujor, si edhe transparencë mbi procesin e sigurimit të lejes së ndërtimit dhe rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara në zonë.
“Kërkojmë verifikim të ligjshmërisë dhe masa konkrete lidhur me ndërhyrjet e konstatuara në lumin Shkumbin dhe brigjet e tij, veçanërisht në kontekstin e punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Elbasan–Librazhd–Bushtricë, si pjesë e Korridorit VIII”, shkruhet në letrën drejtuar institucioneve shtetërore.
“Punimet në zonë po shfrytëzojnë materiale inerte nga shtrati dhe brigjet e lumit, duke shkaktuar ndryshime të drejtpërdrejta në morfologjinë e tij”, vijon letra e mjedisorëve, e cila shton më tej se në shtratin e lumit po depozitohen dhera, gurë dhe materiale të tjera.
Sipas aktivistëve të mjedisit, këto veprime sjellin përkeqësim të cilësisë së ujit, por edhe të biodiversitetit dhe habitateve natyrore breglumore.
“Prej rritjes së turbullirës dhe ngarkesës së sedimenteve në trupin ujor, shtohet rreziku për erozion, shembje të brigjeve dhe përmbytje”, citojnë mjedisorët.
Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të kryejnë një inspektim urgjent në terren, të pasuar me një raport zyrtar me gjetje konkrete që do të krijonte transparencë mbi procesin e monitorimit, si edhe kërkuan një plan të mundshëm rehabilitimi të zonave të dëmtuara.
“U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë me veprime konkrete, afate të qarta dhe përgjegjësi të përcaktuara”, shprehen 26 organizatat mjedisore në letrën dërguar institucioneve përgjegjëse.
“Mbrojtja e lumit Shkumbin është një përgjegjësi institucionale dhe shoqërore”, përfunduan ata./reporter
Kreu i Shërbimit Gjeologjik, Adrian Bylyku, ka dhënë një p...
Sot në Apelin e GJKKO-së po mbahet seanca për kërkesën e k...
Prej mëngjesit të kësaj të marte, në segmentin Boboshticë-...
Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë po presin prej d...
Policia e Shtetit ka marrë masa disiplinore ndaj disa ish-...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur pas sea...
Reperi shqiptar Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noi...
Eksperti i Gjeoteknikës, Rrahman Kola, ka komentuar sot si...
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, i ftuar në "Syri...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjash...
Situata e rrëshqitjes në Dragostunjë në vendin e quajtur “...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se vendit i nevojitet një str...
Më 3 janar 2018, një bankë në Shqipëri refuzoi transferimi...
Ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së do të mbahet seanca për...
Inxhinieri Xhevair Ngjeqari komentoi rrëshqitjet masive që...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli u shpre...
Analisti Andi Bushati tha sot se mënyra sesi po shkon proc...
Gazetari Bledian Koka tha këtë të hënë se skenari për zgje...
Gazetari Armand Shkullaku komentoi sot zhvillimet që lidhe...
Periudha e Kreshmës së Madhe, përveç se është një periudhë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...