"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Kryeministri Edi Rama ka treguar përjetimet gjatë vizitës në Vatikan dhe takimin me Papa Leonin XIV.
Ai ka bërë me dije se i ka bërë një ftesë Papa Leonit të XIV për rastin e 130 vjetorit të shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë nga Papa Luani XIII, mbrojtësja e Shqipërisë, Regina Di Albania.
Rama tha se nuk e di nëse Papa Leoni XIV do të jetë prezent por tha se u shfaq i interesuar.
“Momenti i veçantë i kësaj jave ishte vizita në Vatikan dhe ndryshe nga vizitat e mëparshme kjo vizitë kishte brenda saj edhe një veçori tjetër të paharrueshme, ndalesën në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, aty ku ruhet shëmbëlltyra e Shën Mërisë, shkëputur nga muri i kishës së vjetër të Shkodrës në vitin 1467.
Asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e kësaj bazilike, kjo edhe për turpin tim, që këtë ndalesë e kuptova si shumë të rëndësishme vetëm së fundmi.
Bazilika ka dhe një specifikë tjetër. Ajo është një destinacion i rëndësishëm nën kujdesjen e Urdhrit agustinian që është dhe Urdhri i Papa Luanit të XIV apo të Leonit të XIV. Nëse të mëparshmit i thoshim Gjon Pali II, këtij do t’i themi Luani i XIV.
Papa Luani i XIV apo Leoni i XIV, ndalesën e parë apo gjënë e parë që bëri pasi u zgjodh dhe pasi doli tymi i bardhë mbi Selinë e Shenjtë ishte pikërisht vizita në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë. Dhe lutja përpara pikërisht atij imazhi të ardhur nga Shkodra.
Një tjetër moment emocionues ishte edhe qëndrimi në sallën e pritjes përpara audiencës me Papa Luanin XIV ku u ktheva mbrapa në kohë.
Në po atë sallë, në pritje të takimit të paharrueshëm me Papa Françeskun, pasi ai ishte zgjedhur Papë dhe pasi unë isha zgjedhur kryeministër, dhe prej ku, u krijua baza e një miqësie të jashtëzakonshme, e një miqësie, e cila është një ndër gjërat më të bukura të jetës time. E për këtë arsye, edhe homazhi në varrin e thjeshtë, po shumë të bukur, të Papa Françeskut, i cili u bë dhe një mik i madh i Shqipërisë, i cili e mbajti gjithmonë vendin tonë në lutjet e tij, duke përcjellë mesazhe të vazhdueshme dashurie, afërsie, respekti, mirësie për popullin shqiptar, ishte absolutisht prekës.
Nga ana tjetër, patjetër që ishte me një peshë të veçantë, siç mund të kuptohet edhe prezantimi me Papa Luanin XIV. Një karakter, një natyrë krejt e ndryshme nga e Papa Françeskut, por një njeri me një dritë, me një mirësi të thellë, me të cilin sigurisht që folëm për Shqipërinë, folëm për rajonin, folëm për botën dhe të cilin e ftova që të jetë i pranishëm në festën e madhe të komunitetit katolik, pikërisht për 130 vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë nga Papa Luani XIII, mbrojtësja e Shqipërisë, Regina Di Albania. Nuk e di a do të jetë e mundur, por gjithsesi ftesa u bë dhe Papa u shpreh shumë i interesuar.
Në ndërkohë që edhe takimi me Sekretarin e Shtetit kardinalin Parolin ishte pjesë e vizitës, kënaqësi e veçantë, një njeri i rrallë, një personalitet i madh, një njohës i jashtëzakonshëm i punëve të botës dhe po ashtu një dashamirës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë”, deklaroi Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e G...
Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me a...
Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji...
Një trajnim i përbashkët mes Shteteve të Bashkuara të Amer...
Akademiku Artan Fuga ka ndarë një qëndrim pas vendimit të ...
Imazhet e trupave të pajetë, të rreshtuar në trotuare dhe ...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot në një analizë pas vend...
Dy personazhe të njohur në rrjetet sociale, Genard dhe Son...
Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situa...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur në komunikimin e ...
Kërkesa e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Ve...
Gjashtë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshm...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë s...
Mbrëmjen e sotme është mbajtur ceremonia hapëse e Lojërave...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar për rrëzimin e...
Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e qeverisë për vend...
Një person ka tentuar të vjedhë pasditen e sotme një filia...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka treguar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...