Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Susi Denison & José Ignacio Torreblanca ?European Council on Foreign Relations?
Evropa festoi më 9 Maj Ditën e Evropës, në një kohë që kontinenti është në luftë. Dhe Bashkimi Evropian po lufton më anë të ekonomisë dhe tregut të tij. Ai po përdor të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për të zhvilluar një luftë të fortë ekonomike për të penguar një fitore të Rusisë në këtë luftë.
Evropianët kanë ndjenja të përziera sa i përket asaj se sa i mbron anëtarësimi në BE në mjedisin e sotëm ndërkombëtar. Në janar të këtij viti, një sondazh i kryer në opinioni publik ku morën pjesë mbi 5000 qytetarë i kryer për ECFR, i pyeti ata nëse besonin se BE-ja apo NATO do të mbronin interesat e qytetarëve të BE-së në rastin e një pushtimi rus të Ukrainës.
Në shumicën e vendeve, të anketuarit shprehën më shumë besim tek NATO sesa tek BE. Një nga vendet me ndjenjat më të qarta mbi këtë temë, është ai që aktualisht nuk gëzon mbrojtjen e NATO-s. Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE vetëm pak ditë pas fillimi të sulmit të Rusisë.
Sapo mori formularin e anëtarësimit gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen në Kiev më 8 prill, qeveria e Volodimir Zelenskit e riktheu brenda një kohe shumë të shkurtër. Më 9 maj, ajo dorëzoi pjesën e dytë të pyetësorit.
Komisioni Evropian ka premtuar një përgjigje sa më shpejt që të jetë e mundur. Por mesazhi nga takimi i Këshillit Evropian më 24 mars – që pranoi ?aspiratat? evropiane të Ukrainës dhe e ftoi Komisionin të paraqesë mendimin e tij – sugjeron se anëtarësimi do të jetë ende një çështje vitesh, dhe jo javësh apo muajsh.
Për Ukrainën, afërsia me BE-në është po aq jetike sa mbështetja ushtarake nga Perëndimi. Pavarësisht nga narrativa e Moskës për rrethimin nga NATO, është e rëndësishme të kujtojmë se ishte vendimi i Ukrainës për të nënshkruar një marrëveshje asociimi me BE – dhe jo aplikimi për anëtarësim në NATO – ai që solli aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe fillimin e luftës në Donbas në vitin 2014.?
Opinioni publik i BE-së nuk është kundër integrimit të Ukrainës. Në fakt, të paktën për momentin, mbetet në favor. Eurobarometri i Pranverës 2022, tregon se 66 për qind e qytetarëve të BE-së janë dakord që Ukraina të anëtarësohet, ndërsa 71 për qind besojnë se Ukraina është pjesë e familjes evropiane.
Pengesat qëndrojnë tek politikë-bërësit e BE-së dhe rregullat e zgjerimit. Kriteret e Kopenhagës, të cilat përcaktojnë kriteret e anëtarësimit, janë kryesisht të natyrës ekonomike. Një vend i shkatërruar nga lufta si Ukraina, nuk ka gjasa të jetë në gjendje t?i përmbushë ato.
Dhe kjo do të thotë se BE-ja po e lejon Moskën të vendosë për të ardhmen e saj dhe të Ukrainës. Edhe një pranim i përshpejtuar, në të cilin Ukraina lejohet të hyjë pa përmbushur Kriteret e Kopenhagës do të ishte i dëmshëm për BE-në. Ai do të ishte e padrejtë edhe për shtetet e Ballkanit, të cilat e presin prej shumë vitesh anëtarësimin. Aktualisht, një vend mund të bëhet anëtar i plotë i BE-së ose një vend kandidat.
Për t?u bërë një vend kandidat, duhet të aplikojë për anëtarësim, dhe BE-ja do të duhet ta pranojë atë si një vend kandidat që të nisë negociatat e anëtarësimit. Por këto hapa mund të zgjasin me vite dhe madje mund të dështojnë të materializohen.
Siç e tregojnë rastet e Ballkanit dhe Turqisë, kjo është një lloj harrese që nuk çon gjëkundi. Është një qasje e tipit ?ose, ose?: pra një vend ose është ose nuk është anëtar i BE-së. Por bota ka ndryshuar që kur Rusia e pushtoi Ukrainën. Ajo për të cilën ka nevojë tani Europa, është të menduarit në mënyrë krijuese që të jetë në lartësinë e momentit aktual. Përgjigja duhet të jetë një formë e anëtarësimit të asociuar. Që në vitin 2002, presidenti i Komisionit Romano Prodi la të kuptohet për këtë gjë kur foli për ?ndarjen e gjithçkaje me BE-në përveç institucioneve?.
Fjalimi i presidentit francez Emanuel Makron në Parlamentin Evropian më 9 maj, parashtroi idenë e një komuniteti politik evropian përtej BE-së. Ka ardhur koha e këtyre ideve. Tani sfida tani është se si t?i çojmë përpara ato. Hapi tjetër është krijimi i një lloji të ri anëtarësimi, me vendet që janë të përkushtuara të kryejnë reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE.
Edhe pse ukrainasit identifikohen qartazi me projektin evropian, në një periudhë afatshkurtër Ukraina ka nevojë për tre gjëra: rritjen e sigurisë; një plan të rindërtimit ekonomik; dhe konfirmimin e ankorimit të saj perëndimor dhe evropian. Anëtarët e asociuar mund të jenë pjesë e disa samiteve të BE-së, por pa të drejtë vote.
Ata mund të dërgojnë vëzhgues në disa komitete të Parlamentit Evropian ose t?i bashkohen seancave të Këshillit Evropian në fund të çdo takimi, për të treguar se janë pjesë e familjes evropiane. E njëjta gjë mund të zbatohet edhe për Komisionin Evropian, tek i cili ata mund të dërgojnë edhe vëzhgues.
Qëllimi i masave të tilla, do të ishte prishja e dallimit të ngurtë midis të qenit plotësisht brenda ose plotësisht jashtë BE-së. Po ashtu ai do t’i sigurojë BE-së një mekanizëm të ri ndikimi për të nxitur reformat në këto vende, duke përfshirë më shumë ndikim në çështjet e sundimit të ligjit dhe çështje të tjera, të cilat politikat e mëparshme të zgjerimit të BE-së kanë rezultuar të pamjaftueshme për t?i trajtuar.
Nëse tërhiqen nga respektimi i të drejtave të njeriut, anëtarëve të asociuar mund t’u refuzohen ftesat e tyre për në organet e Këshillit dhe në mbledhjet e tjera. Më e rëndësishmja, ky propozim do të zbatohej edhe për shtetet në Ballkan, një rajon dikur i shkatërruar nga luftërat, nga të cilat nuk e ka marrë veten plotësisht.
Anëtarësimi i asociuar do t?i ofronte Ukrainës njëfarë sigurie të menjëhershme mbi atë që do të ndodhë më pas në rrugëtimin e saj evropiane. Njëkohësisht, do t?i tregonte Rusisë se BE-ja nuk do t?i përkulet presionit të saj për ta braktisur Ukrainën në fatin e saj.
Neutraliteti që Rusia i kishte imponuar Ukrainës edhe para luftës, ishte ndoshta i realizueshëm në botën e liderëve të supozuar racionalë që ekzistonin para 24 shkurtit 2022. Por tani që Putini ka zbuluar fytyrën e tij të vërtetë, Brukseli nuk mund të sillet më njëlloj. Ndaj kur Këshilli Evropian të mblidhet në fund të qershorit, kjo duhet të jetë oferta që duhet të bëjë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga David A.Andelman “CNN”Presidenti rus Vladimir Putin ka j...
Nga Nicolas Tenzer, “Center for European Policy Analysis”Pre...
Nga Gideon Rachman, “Financial Times”Vladimir Putin nuk isht...
Nga Asli Aydıntaşbaş “European Council on Foreign Relations”...
Nga Mariglen Demiri “Visegrad Insight”Vendet e Ballkanit Per...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Papritur, jemi bërë që të g...
Nga David Ignatius “Washington Post”E ndërsa Evropën dhe raj...
Nga Mary Dejevsky “The Indipendent”Më 9 maj, ndërsa Vladimir...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”Në fillim, pushtimi i Ukra...
Nga Alastair Kocho-Williams “The Conversation”Shtetet e Bash...
Nga Gerrard Kaonga “Newsweek”Zërat për një zëvendësim të mun...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Lufta në Ukrainë po e ndry...
Nga Giorgio Cafiero “TRT World”Shpërthimet e fundit në Trans...
“The Economist”Fuqia e ushtrisë moderne ruse, duhej t’i treg...
Nga Sanjana Varghese “Newlines Magazine”Në vitin 2018, një p...
Nga Dennis Ross “The Atlantic”Presidenti rus Vladimir Putin,...
Nga Ed Browne “Newsweek”Shëndeti i presidentit rus Vladimir ...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Që nga fillimi i konflikt...
Nga Andrew Wilson “European Council on Foreign Relations”Ndë...
Nga William A.Galston “Wall Street Johurnal”Ne nuk e dimë se...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...