LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finalja e Conference League, hermetizon Tiranën/ Veliaj thirrje qytetarëve

21 Maj 2022, 07:50, Aktualitet CNA
Finalja e Conference League, hermetizon Tiranën/ Veliaj thirrje

Më 25 maj kryeqyteti do të jetë nën masa të rrepta sigurie, njësoj me masat që janë marrë në rastin e vizitës së  George Bush dhe Papa Françekut.

Konfirmimi vjen nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit, ka paralajmëruar edhe njëherë qytetarët e Tiranës që të lëvizin sa më shumë në këmbë, gjithsesi në funksion do të jetë edhe transporti publik.

?Mos e merrni rrugën për të ardhur në Tiranë, qyteti do të zbatojë protokollin që ndoqi në vizitën e Bush apo të Papa Françeskut. Qyteti do të hermetizohet. Pa një biletë për ndeshjen nuk futeni dot në Tiranë. Thirrja për të gjithë qytetarët, mos e merrni mundimin kot. Qytetarët e Tiranës të lëvizin sa më shumë në këmbë, sa më shumë me biçikleta. Transporti publik do të funksionojë?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga