web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U 'kap mat' me Donald Veshajn në festë/ Ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Bora Zemanin

18 Maj 2022, 10:09, Lifestyle CNA

Dyshja, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në eventin e organizuar në shfaqjen e stilistit Valdrin Sahiti, duke shtuar aludimet për ribashkim.

Pas videove që qarkulluan dje në rrjet, ku dyshja shihej duke biseduar, shumë ndjekës kanë reaguar ashpër dhe kanë shprehur zhgënjim ndaj moderators.

Ata i kanë cilësuar ngjarjet e ndodhura muajt e fundit ?lojë për vëmendje? dhe i janë vërsulur Bora Zemanit në komente.

Disa e cilësojnë si ulje të krenarisë, e disa të tjerë i kujtojnë moderatores romancën që Donadli pati në ?Big Brother VIP? me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

E ule veten“, “Lojë për vëmendje“, “Si mund t’i kthehesh një njeriu që të ka tradhtuar në sytë e botës“, janë disa nga komentet që ndjekësit i kanë shkuar Borës në fotot që ka publikuar në rrjetet sociale.

E ndërsa akoma nuk ka ardhur një reagim nga dyshja për të konfirmuar rikthimin në krahët e njëri-tjetrit./ CNA.al

Bora dhe Donaldi ?kapen mat?/ Ja eventi që bëri bashkë dyshen





Lajmet e fundit nga