web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Identifikohen 67 raste të reja me Covid/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit

17 Maj 2022, 15:13, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 67 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 në Tiranë, 5 në Fier, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Korçë, nga 2 qytetarë në Cerrik, Tepelenë, Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, Elbasan.
Janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,962 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Maj 2022)
Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 618

Testime totale 1,818,942
Raste pozitive 275,688
Raste të shëruara 271,962
Raste Aktive 229
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138
Fier 24
Korçë 14
Shkodër 12
Vlorë 10
Elbasan 8
Gjirokastër 8
Lezhë 5
Kukës 3
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2





Lajmet e fundit nga