Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Në Ditën Botërore të Agroturizmit, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pati një takim me disa përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit Shqiptar.
Kumbaro njoftoi se po përgatiten ndryshime ligjore në VKM-në për agroturizmin, të cilat lehtësojnë sektorin, por njëkohësisht sjellin edhe një standardizim në shërbim që përkthehet në cilësi më të lartë.
?Kemi një pasuri të madhe që është toka, natyra edhe klima me të cilat mund të krijojmë një industri agroturizmi të jashtëzakonshme. Jemi ende në fillime, prandaj ferma të nisura që në ditën e parë me baza shkencore duke krijuar modelin e permakulturës, shërbejnë si një model i vërtetë suksesi. Më vjen shumë mirë që edhe iniciativa për shoqatën e agroturizmit fillon që këtu. Kjo do të jetë e ardhmja pa asnjë dilemë dhe ju jeni pionierët. Fëmijët tuaj do t?ua dinë shumë për nder, por kujdesuni që sot për të siguruar trashëgimtarët e kësaj pune?, u shpreh ministrja.
Flori Uka, kryetari i Shoqatës së Agroturizmit, që është themeluar për herë të parë në vitin 2022, foli për resurset që ofron vendi ynë për zhvillimin e këtij sektori dhe nga ana tjetër rëndësinë e vendosjes së standardeve mes sipërmarrësve dhe një marrëdhënieje të mirë me shtetin.
?Unë sapo jam kthyer nga një udhëtim i gjatë që kam bërë në disa agroturizme, nga veriu në jug dhe pashë që Shqipërisë i mungon vetëm shkretëtira dhe tropiku. Kemi resurse ku mund të studiosh botën vetëm duke ndenjur në Shqipëri nga ana e florës, faunës dhe shumë faktorë të tjerë. Është për t?u vlerësuar që me gjithë ato sakrifica që shfaq biznesi i agroturizmit, njerëzit punojnë pavarësisht tyre. Dëshira është shumë e madhe, por duhet që nga të dyja palët, si nga ne që përfaqësojmë agroturizmin, të ndërtojmë një standard si shoqatë, por edhe të kemi një marrëdhënie të mirë me shtetin që të na vlerësojë sipas punës që bëjmë?, u shpreh Uka.
Më herët Shoqata Shqiptare e Agroturizmit i ka drejtuar ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit një letër që kërkon ndryshime të VKM-së ekzistuese. Kumbaro u shpreh se ndryshimet bëhen duke marrë parasysh kërkesat e tyre pasi janë pikërisht ekoturizmi, agroturizmi dhe sektorë të ngjashëm ata që pritet të sigurojnë turizëm për pjesën më të madhe të vitit.
?Unë kam marrë një letër nga ju që kërkon ndryshime në VKM-në ekzistuese. Sigurisht që VKM-ja ekzistuese është një përpjekje e parë e bërë në 2018-ën për të kategorizuar dhe për të formalizuar dhe vendosur rregulla të përbashkëta që krijojnë procesin. Ne do ta përmirësojmë. Nuk e diskutoj që janë ekoturizmi, turizmi natyror, turizmi i sporteve dhe agroturizmi ata që do të mbajnë ofertën turistike. Turizmi detar është i bukur, promovim, por zgjat vetëm tre muaj. Pjesën tjetër ne duhet të vazhdojmë ta zhvillojmë. Ndryshimet do të bëhen në koordinim dhe në konsultim me ju?, tha Mirela Kumbaro./ CNA.al
Kreu i grupit paralmentar të PS-së, Taulant Balla në mbledhj...
Kryeministri Edi Rama ka “marrë meritat” për pavarësinë e in...
Partia Socialiste ka ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme...
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka propoz...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar një kryebashkiak të Parti...
Deputeti Enkelejd Alibeaj është rikthyer në mbledhjen e konf...
Kryetari i grupit parlamentar “Aleanca për ndryshim”, Fatmir...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar situatën...
Pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit...
Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve për zgjedhjen e Presi...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka rikthyer në vëmendje ak...
Deputeti Oerd Bylykbashi shpjegoi se përse Partia Demokratik...
Gazeta austriake “Kronen Zeitung”, denoncoi sot se president...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në gati te...
Kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, ka zhvilluar një t...
Biseda mes deputetit Agron Shehaj dhe analistit Lorenc Vangj...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Disa ditë më parë, deputeti Agron Shehaj ngriti akuzat se ku...
Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, deklaroi se maz...
Monika Kryemadhi ka reaguar pas artikullit të medias austria...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...