LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Kush janë dhe si u manipuluan zgjedhjet për kryesinë e PD-së në Korçë

15 Maj 2022, 11:09, Politikë CNA

Dy ditë më parë janë zhvilluar zgjedhjet për kryesinë e Partisë Demokratike në Korçë.

Por, ajo që ka ndodhur në procesin e zgjedhjeve është një skandal.

Ashtu sikurse është denoncuar një ditë më parë nga CNA.al, votat për anëtarët e kryesisë janë numëruar në fshehtësi, në errësirë të plotë.

Pasi ka mbaruar procesi i votimit, janë mbyllur dyert, është bërë numërimi dhe janë shpallur rezultatet.

Gjithçka ka ndodhur pa prezencën e kandidatëve, por vetëm në prani të Edith Harxhit dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të Andrea Manos dhe Devis Osmanit.

Pra, njerëzit që në tetë vite kanë manipuluar votat për Lulzim Bashën, janë edhe numëruesit e votave të demokratëve për kryesinë e PD-së së Korçës.

Në kryesinë e PD-së së Korçës janë futur emra sipas pazareve.

Ervin Salianji, ka bërë pazare me Flamur Nokën në Tiranë. Edith Harxhi ka bërë pazare me njerëz për t?i mbledhur rreth Rithemelimit. Arben Ristani ka bërë pazare me të tjerë. Dhe në finale kanë nxjerrë një kryesi krejtësisht të falsifikuar.

Nuk janë njerëz të zgjedhur nga demokratët. Shumica prej tyre janë njerëz që kanë qenë anëtarë kryesie, janë ata që kanë drejtuar në tetë vite, ata që kanë humbur çdo betejë politike.

Njerëz që nuk u zgjodhën dot në krye të seksioneve apo grupseksioneve, pra që nuk u zgjodhën dot më poshtë, tashmë po zgjidhen më lart. Persona me precedentë penalë, njerëz të pashkollë, dhe përfaqësues të pularive.

Kryesia është bërë me rreth shoqëror. Merre këtë se është shoku i atij, këtë e do Salianji, këtë Harxhi, e kështu me radhë. Dhe në fund kanë nxjerrë një produkt shkatërrimtar.

Duket si një spektakël falsifikimi dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Nuk ka asnjë ndryshim me kohën e Lulzim Bashës. Është i njëjti fenomen. Demokratët votuan dhe më pas i vunë çelësin derës, mbyllën kutinë, nga xhepi nxorën një listë dhe thanë se kjo është kryesia e PD-së së Korçës.

Pa asnjë diskutim që në atë listë ka edhe përjashtime, por bëhet fjalë për shumicën.

Shumica e tyre nuk janë përfaqësues të demokratëve. Jo vetëm që nuk janë bërë zgjedhje me votë të lirë, por nëse bëhen zgjedhjet sërish dhe numërohen votat me transparencë më shumë se gjysma bie.

Dhe për më tepër duhet të ketë kritere përfaqësuese. Njerëz të dënuar për aktivitet të paligjshëm, për lojëra fati, njerëz me precedentë penalë, humbës serialë që i dhanë mandatin e tretë Ramës në tavolinë janë ?yjet? e kryesisë së re të PD-së së Korçës sepse gjithcka kalon nëpërmjet pazarit, jo votës së lirë. Gjithçka bëhet me ndihmën e Edith Harxhit dhe Ervin Salianjit.

Janë bërë pazare për të marrë njerëz pa meritë dhe pa votë, e në finale futen ?shoku i filanit, e shoqja e filanit?.

Është bërë kryesia e PD-së së Korçës, si klubi i shokëve, përfaqësuesi i pularive dhe njerëz pa shkollë ku mungon qytetaria, intelektualët e spikatur korçarë dhe në shumicën e kryesisë më i dituri, libri i fundit që ka lexuar është ?Çufo dhe bubi kaçurrel?.

Ka përjashtime pa asnjë diskutim, ka emra për t’u vlerësuar, por këta zveniten sepse ?shkëlqejnë? të paaftët, mediokrit dhe dështakët serialë, ata që e katandisën PD-në e Korçës në vetëm 50 mijë vota në të gjithë qarkun. Më pak se në vitin 2013, ditën kur doli në opozitë.

E kështu si ka ndodhur me këtë kryesi, me këtë mënyrë në zgjedhjet e ardhshme PD-ja rrezikon jo vetëm t’i falë baskinë Partisë Socialiste, por edhe t’i garantojë fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një kryesi me shumicë të paaftësh, humbës serialë dhe pa reputacion, që kurrsesi nuk mund të garantojnë rritjen e votave për PD-në./CNA.al

Denoncim-Manipulohen zgjedhjet në PD-në, e Korçës/ Votat për kryesinë numërohen në fshehtësi

Kryesia e PD-së, Korçë/ Emrat e anëtarëve të rinj

Lajmet e fundit nga