LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim-Manipulohen zgjedhjet në PD-në, e Korçës/ Votat për kryesinë numërohen në fshehtësi

14 Maj 2022, 11:12, Aktualitet CNA
Denoncim-Manipulohen zgjedhjet në PD-në, e Korçës/ Votat

Procesi për zgjedhjen e strukturave në bazën e PD po shkon përmes manipulimesh.

Denoncime janë shumta dhe i radhës ka mbërritur nga Korça, ku janë bërë zgjedhjet e kryesinë e PD-së.

Sipas denoncimit të ardhur në CNA.al, votat për anëtarët e kryesisë janë numëruar në fshehtësi, në errësirë të plotë.

Pasi ka mbaruar procesi i votimit, janë mbyllur dyert, është bërë numërimi dhe janë shpallur rezultatet.

Gjithçka ka ndodhur pa prezencën e kandidatëve.

Manipulime dyshohet se janë bërë nga kreu i degës së PD-së, atje Devis Osmani, i cili ndryshe njihet si njeriu i Ministrit socialist Niko Peleshi.

Ky i fundit kërkonte me ngulm Devis Osmanin në krye të PD-së, pasi ai është ish sekretari i ortakut të tij, Andrea Mano.

Pjesë e këtij manipulimi dyshohet se është bërë edhe  grupi i punës nga Tirana.

Pas referendumit të 11 Dhjetorit, demokratët votuan me 18 Dhjetor shkarkimin e  Lulzim Bashës, pikërisht për të mos ndodhur incidente të tilla.

Por, nisur nga denocimet e shumta, duket se procesi për zgjedhjen e strukturave të bazë, po manipulohet./CNA.al

Një ?Trëndelinë? për PD-në e Korçës

Një ?Trëndelinë? për PD-në e Korçës

Lajmet e fundit nga