LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha tregon përpjekjet për rimëkëmbjen e PD-së/ Thumbon Yuri Kim

15 Maj 2022, 15:28, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për situatën e së djathtës gjatë një takimi me demokratët e Lezhës, në sajë të fushatës zgjedhore për kryetarin e PD-së.

Berisha tha se demokratët bënë të mundur ringjalljen e opozitës së vërtetë, ndërsa theksoi se si kundërshtare kishin mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorrosit.

Ish-lideri historik i PD-së nuk la pa ironizuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, teksa deklaroi se fjalimet e saj, propaganda dhe sulmet e egra të qeverisë ndaj lëvizjes së demokratëve dështuan.

?Në vitin 2021 e deri më sot ne e ringjallëm, i rikthyem opozitën e vërtetë vendit, si forcë opozitare PD. Në këtë rrugë, ne kishim vështirësi të jashtëzakonshme dhe forca e vetme që ne kishim ishte forca e idealeve tona për të mposhtur një qeveri që nuk ka moral. Ne kishim kundër një pseudoopozitë, e cila shërbehej me të gjitha mënyrat nga qeveria, por fatkeqësisht ne kishim kundër mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorrosit.

Kërcënime e censura nga më të shumtat u bënë ndaj jush, në këtë sistem që mbeti pa opozitë të vërtetë. Jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe privatet u sollën si ndërmarrje shtetërore, u kërcënonin që të mos na ndiqnit nga pas. Por dështoi censura, propaganda për të dekurajuar punën tonë. Dështuan sulmet e egra të qeverisë ndaj kësaj lëvizjeje, edhe fjalimet e guvernatores e cila kundër çdo parimi, do të bënte një deklaratë për t’ju dekurajuar ju?, theksoi Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga