web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Uzuni i zbukuroi mbrëmjen tifozit të vogël, gjesti i sulmuesit shqiptar merr duartrokitjet e stadiumit

11 Maj 2022, 09:11, Sport CNA

Granada ka mposhtur mbrëmjen e djeshme Atletikon e Bilbaos me rezultatin 1-0. Ndeshja u vendos nga një gol në minutën e 35-të, kur Myrto Uzuni tregohet altruist dhe vendos të shërbejë për autorin e golit, Kojadon, pavarësisht se gjendej vetëm për vetëm me portierin. Por altruizmi i tij vijon edhe pas ndeshjes.

Në momentin që lojtarët e Granadës ishin duke bërë xhiron e zakonshme rreth fushës për të falënderuar tifozët e tyre, sulmuesi shqiptar shkon t’i japë fanellën një prej fëmijëve që gjendej në tribunë. Një gjest i tillë është pritur me ovacione nga personat që gjendeshin në stadium, të cilët nisën të duartrokisnin Myrto Uzunin, që me gjestin e tij i zbukuroi mbrëmjen tifozit të vogël.

Gran detalle de Myrto Uzuni. Una noche que no olvidará el chaval. Vía @HeRoS_C4 pic.twitter.com/Kw5JpQLIik

? Cami Mudarra (@camimudarra) May 10, 2022





Lajmet e fundit nga