web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ceferin s’i ndahet Superligës, kreu i UEFA-s: Këta milionerët mendojnë se mund të blejnë gjithçka

11 Maj 2022, 10:41, Sport CNA

UEFA është duke zhvilluar në Vienë Kongresin e saj. Në hapje të punimeve, kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, tregoi sfidat dhe sulmoi hapur klubet që deshën të krijonin Superligën e Evropës, jashtë UEFA-s. Real Madridi, Juventusi dhe Barcelona janë shënjestruar sërish nga Ceferini.

?Kongresi i vitit 2020 në Amsterdam u shënua nga pandemia. Kongresi i vitit 2021 në Montreaux pa përpjekjen e disa oligarkëve për ta kthyer botën e futbollit përmbys. Kongresi i sotëm zhvillohet në mes të një konflikti të tmerrshëm. Vështirësitë janë sfiduese. Unë jam krenar që kam punuar me ju. Kur jemi të bashkuar, askush nuk mund të na mundë.

Kur UEFA arrin të organizojë një kampionat evropian, fiton futbolli; kur UEFA nis një kompeticion si Conference League, fiton. Ne kemi ndihmuar Federatat dhe klubet, kemi shpenzuar 97% të buxhetit për futbollin. Kur UEFA bie dakord me ECA për formatin e garave, futbolli fiton. Kur UEFA përballet me milionerët që mendojnë se mund t?i blejnë të gjitha, futbolli fiton.

Ne duhet të vazhdojmë të inkurajojmë peshqit më të vegjël që të luftojnë për të mposhtur gjigantët. Ligji dhe morali janë në anën tonë?, tha Ceferin.





Lajmet e fundit nga