web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mund të quhet një çështje e mbyllur, Erling Halandi kryen vizitat mjekësore në klubin e ri

9 Maj 2022, 18:57, Sport CNA

Transferimi i sulmuesit norvegjez, Erling Haland, drejt Mançester Sitit mund të quhet tashmë një çështje e mbyllur që pritet të zyrtarizohet vetëm në ditët në vijim.

Siç bën me dije media belge ?DH?, sulmuesi ka kryer vizitat mjekësore me ?Qytetarët? në Bruksel, në spitalin ?Erasmus?. Gjithashtu edhe klubi gjerman ka konfirmuar se të hënën nuk kishte stërvitje dhe sulmuesi po merrej me disa çështje personale.

Më pas, ai u kthye në Dortmund pasdite. Zgjedhja që këto vizita të kryheshin në Bruksel për të mos tërhequr vëmendjen e mediave ka dështuar.





Lajmet e fundit nga