LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga sulmet ndaj SPAK-ut, tek propaganda/ Rama, kryeministri që mburret me largimin masiv të qytetarëve

8 Maj 2022, 08:28, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë u shfaq në Asamblenë e Partisë Socialiste duke sulmuar dhe kërcënuar SPAK-un se nuk po e hetojnë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta.

Sot, kryeministri u shfaq me një tjetër fytyrë, duke u mburrur me largimin e qytetarëve nga vendi.

Emigrimin masiv ekonomik ai e sheh dhe e shet si arritje të Qeverisë së tij.

Në vend që të japë përgjegjësi, Rama e hedh në publik këtë fenomen si propagandë.

Ai ka shpërndarë një video, me të dhëna nga trafiku ajror, duke iu referuar Agjencisë Europiane të Aviacionit Civil.

Sipas videos së publikuar nga Rama, Shqipëria javën që shkoi ka thyer rekord në trafikun ajror me 107 fluturime në ditë.

Në vend të parë qëndron Portugalia, e ndjekur nga Turqia e Norvegjia, ndërsa në vend të katërt Spanja.

Për kryeministrin kjo është një arritje, përtej së cilës fshihen shumë prapaskena.

Ndaj, qytetarët ngrenë dyshime, ironizojnë dhe thumbojnë, duke e komentuar në propagandën e tij të radhës, se bëhet fjalë për një rritje të një tjetër trafiku, jo për atë ajror.

Ata i kujtojnë kryeministrit propagandues çmimet ?e çmendura? të biletave të avionëve.

?Dhe unë mund të them isha dje në hënë, por kush më beson? Kompanitë ajrore kanë biletat më të shtrenjta në rajon, atë duhet të shikoni? Bravo, po ku shkojnë fitimet pse nuk i thua, në xhepin e kujt..
E ka ngatërruar me tjetër trafik?. Po, po me laraska e sorra po..
Edhe busti i Skënderbeut qenka rrit pak sipas kësaj reklame??, shkruajnë qytetarët.

Realiteti i qytetarëve nuk përkon me atë të kryeministrit, por të gjendur në udhëkryq dhe të detyruar për t?u larguar nga vendi për një jetë më të mirë, ata zgjedhin ta ironizojnë.

?Po po kemi arritur kulmin, mos të themi se shqiptarët, kanë porositur nga një aeroplan për kokë, se s?kanë ça t?u bëjnë lekëve..
Kjo shpjegohet me fjalinë, se shqiptarët po ikin masivisht nga vendi i tyre?
Z. Kryeministër nuk është arritje, por dështim.. përse vazhdojmë të jemi vendi i parë për emigrim ekonomik edhe mbas 32 vitesh pseudo-demokraci?.
Kur do të vijë dita të mburresh me ujin 24 orë, pa orar, apo nuk është në kompetencën tuaj?… Po edhe rritja e çmimeve më të larta në Evropë..? , shkruajnë ndër të tjera qytetarët.

INSTAT jep alarmin për largimin e qytetarëve

Ndërkohë, sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars 2022 janë 388.067.

Krahasuar me marsin 2021, ky numër është rritur me 51,7 %.

Ndërsa, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022-shit, është 1.053.690, duke u rritur 39,3 %, krahasuar me të

njëjtën periudhë të një viti më parë.

Video-107 fluturime në ditë/ Rama ?zgjohet? në ajër

Lajmet e fundit nga